Halil Teodori: Elez Isuf Ndreu, kjo figurë emblematike e qëndresës dhe luftës dibrane për liri

0
465

Nga Halil Teodori
Elrez Isufi ka hyrë në analet e Historisë së Shqipërisë si një sinonim i qëndresës dhe luftës së dibranëve për liri. Emri dhe vepra e tij janë një faqe e ndritur e përpjekjeve dhe ndeshjeve të përgjakshme të dibranëve në sfidat historike. Armiku i tyre ishtin ata që vinën si armiq dhe iknin si të mundur.

Në kujtesën historike shënohet se më 29 dhjetor 1924, nga plagët e marra në luftë kundra serbëve në betejën e Peshkopisë, vdiq Elez Isufi, patrioti dhe udhëheqësi popullor i shquar i mbrojtjes së Pavarësisë Kombëtare dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Ai udhëhoqi luftën kundër serbëve në vitin 1913 dhe mbështeti Qeverinë e Vlorës duke kundërshtuar veprimet tradhtare të Esat Pashë Toptanit.

Në gusht të vitit 1920, ai udhëhoqi Luftën e Dibrës kundër pushtuesve serbë dhe ishte midis organizatorëve të lëvizjes së marsit të vitit 1922, e cila shpërtheu në Dibër dhe u përhap në Tiranë.

***

Mbas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Dibra u përfshi në luftë të armatosur kundër Serbisë, e cila kërkonte copëtimin total të takave tona.

Lufta e cili filloi nga tetori 1912, dhe çoi në vdekjen e mijëra civilëve të pafajshëm, mbahet mend si konflikti ushtarak më shkatërrues i të gjitha kohërave.

Disa historianë kanë argumentuar se natyra e luftës dhe taktikat e saj ishin të tilla që u klasifikuan jo vetëm si një akt lufte, por edhe si gjenocid. Kjo bëri që jeta brenda qytetit të rrethuar të Dibrës ishte e vështirë dhe e paimagjinueshme.

Qytetarët ndjenin dëshirën për të jetuar çdo ditë që kalonte. Uria gradualisht ua grabiti aftësinë për të qeshur dhe pamja e vdekjes u bë aq e zakonshme sa pushoi së tremburi njerëzit e thjeshtë. Për sa ia vlen rrethimit, frymëzoi shkrimtarin e madh Haki Stërmilli, i cili shkroi se e përsa u përket mizorive që kryen serbët në Dibër, populli harroi se ka Zot.

Përveç ndërprerjes së linjave të furnizimit të Dibrës së Madhe, serbët gjithashtu i nënshtruan armiqtë e tyre me bombardimeve të vazhdueshme por kryesisht të paparashikueshme të artilerisë. Në fillim të luftimeve, një nga këto bombardime shkatërroi një kompleks magazine e furnizimesh, duke reduktuar ndjeshëm furnizimin tashmë të pakësuar të qytetit me vaj, krip, miell, sheqer e produkte të tjera të domosdoshme. Dibranët plotësonin racionet e tyre të përditshme të bukës me copa druri dhe zienin lëkurën e ahut për të mundur sadopak të shtynin ditët. Serbët kanë bërë kontrolle shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Të tërë fshatrat e Dibrës janë plaçkitur dhe më pas janë djegur.

Në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, janë therë me bajonetë burra, gra dhe fëmijë, duke i katandisur në kufoma të paidentitifikushme.

Vjedhje, plaçkitje dhe rrënim total u shtrinë si një natë e zezë. Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malësorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak serb arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malesorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut.

Por nuk zgjati shumë dhe ata u kthyen në qytet, e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete sasi të konsiderueshme lirash turke të vjedhura. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe nga ata që bënin punët e tyre dhe s’merrin pjesë në kryengritje.

Në këtë çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në male. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive. Lufta preku kështu njerëzit dhe të gjithë banorët e fshatrave të Dibrës. Dhe ndërsa uria e tyre u përkeqësua, aktivitetet që ata i kishin marrë si të mirëqena u vështruan shumë dhe për këtë nisi një shpërngulje totale.

Ky ishte realiteti në të cilin i shtrin rrethanat që nxitën mobilizim dhe reagim për t’i dalë zot vetes dhe vendit. Në këtë zjarr të luftës për liri u shfaq me një ndikim të fuqishëm, Elez Isufi, si luftëtar dhe prijës popullor, si strateg, dhe largpamës. Me gjithë zhvillimet që barti në vetvete politika ai arriti të ruante të pacenuar integritetin e tij dhe të kishte një rol përcaktues në zhvillimet e asokohshme.

“Qeveria provizore” e Basri beut dhe qëndresa e Elez Isufit

Nga historia, thuhet se edhe gjeneralët më të shquar, që kanë dalë fitimtarë në shumë luftëra, nuk kanë ditur ta ndërtojnë paqen, se edhe paqja as nuk vjen vetvetiu dhe as nuk zhvillohet e konsolidohet vetiu.

Elez Isufi donte t’i tregonte vendin gjithkujt, siç është shprehur një herë. Po ishin mbledhur gjithë hileqarët dhe bërë bashkë. Nuk kishe kë të zgjidhje dhe kë të lije. Kështu pothuajse ishin të gjithë politikanët e Ballkanit, për të cilët, me të drejtë, janë thënë fjalë dëshpëruese dhe jo pa vend:

“Figura e politikanit të Ballkanit – njeri i pabesë, dyfytyrash, servil para të huajve, mashtrues, gjysmak, despot para të vetëve, në fund, i urryer në popull.

“Ku ti gjente këto cilësi Elez Isufi që të merrej me politikë?

Në atë kohë të vështirë nuk mbeti pa lëvizur edhe Bullgaria. Ushtria bullgare u prit me armë në Dibër. Populli patriot i kësaj treve u ngrit në këmbë për ta kundërshtuar pushtimin e huaj. Bullgarët kishin në plan të krijonin një shtet me emrin “Gollobord” dhe qendra e këtijë shteti të ishte në Elbasan, kjo bëhej në kuadër të ndarjes dhe zhdukjes territoriale të shqipërisë.

Elez Isufi tha se asnjëlloj qeverie nuk mund të formohej. Elez Isufi doli hapur kundër formimit të “qeverisë provizore me emrin Gollobord” dhe bëri një deklaratë që asnjë patriot dibran të mos afrohej për një gjë të tillë, mbasi Bullgarët nuk ishin miq të shqiptarve dhe se ata po punonin për coptimin e Shqipërisë.

Si përfundim, “qeveria provizore” e Basri beut mbeti vetëm në kokën e tij. Edhe Bullgaria, më në fund, hoqi dorë prej synimeve të saj. Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë njofton kryeministrin bullgar Radosllav se ndikimi i “qeverisë provizore” të Basri beut në Dibër ishte zero.

Ata po prisnin se ç’do të bante Elez Isufi me shtatë mijë dibranë të armatosur që kishin pushtu malet e dibrës. Në këtë periudhë lufte Elez Isufi u shriu dorën e pajtimit të gjithë kundërshtarëve sepse misioni i tij ishte luft kundra Sllavëve dhe bëhej për hir të interesave të kombit.

Elez Isufi nuk u besonte as serbëve e as bullgarve se e dinte çfarë janë e qysh janë si komb. Ai kishte mendue mos me ra ma në duer të tyne sepse ishte e pa mundur ekzistenca. Por, atdheu dhe familja meriton çdo sakrificë. Ai luftoi sa qe gjallë për nderin e jetën e popullit tonë, për idealet tona kombëtare, për një shqipëri të lirë e të pa mvarur.

Ambiciet politike të Zogut dhe përpjekjet për marrëveshje me Elez Isufin

Trajtesa të ndryshme, kanë sjellë shtjellime të ndryshme në lidhje me figurën e Ahmet Zogut dhe ngjarjet që kishin lidhje me Dibrën në përgjithësi dhe Elez Isufin në veçanti.

Në tekstet historike të publikuara thuhet se Jugosllavia bëri përgatitje të shpejta që Zogu të hynte në Shqipëri me forcën e armëve dhe të rrëzonte qeverinë e Fan Nolit.

Në pikëpamjen politike dhe synimet e ambicies për pushtet, Ahmet Zogu i kishte ndezur zjarret në të gjitha anët, gjatë gjithë vijës së kufirit të Shqipërisë me Jugosllavinë, por vëmendjen dhe forcat kryesore i kishte përqendruar në Dibër, ajo ishte porta kryesore nga mund të hynte në Shqipëri. Është fakt që, po mos të merrej Dibra, nuk merrej Shqipëria. Dhe, po nuk u mor Elez Isufi, nuk merrej Dibra.

Për të arritur një marrëveshje me Elez Isufin, në dobi të Ahmet Zogu u dërgua në Sllovë një gjeneral serb. Ahmet Zogut, për ta ngritur në rang Elez Isufin, ose, më saktë, për të pohuar atë gradë që ia kishte dhënë populli: “Gjeneral me shajak”, çoi për të biseduar një koleg, një gjeneral, megjithëse ky ishte i një kombi dhe ushtrie tjetër. Por kjo bëri efekt të kundërt nga ajo që pritej.

Elez Isufi ishte i indoktrinuar me një urrejtje kaq të madhe ndaj serbisë, saqë çdo gjë që vinte prej tyre, e quante të pamundur, armiqësore për vete dhe për Shqipërinë. I kishte njohur mirë dhe ishte ndarë me një mur betoni prej tyre, duke mbyllur çdolloj komunikimi. Sado që gjenerali serb ishte njeri i ditur dhe u soll me shumë takt me Elez Isufin, ky i fundit tha se kurrë nuk do të bëhej me Ahmet Zogun përderisa ai hynte nga ajo ane nga ku i kishin ardhur vetëm vuajtje, dhe fatkeqësi po i binte popullit. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse Elez Isufi nuk pranoi të bashkëpunonte me Zogun. Elez Isufi as ta imagjinonte se si mund të luftonte për të sjellë në krye të shtetit një njeri që ishte miku i jugosllavëve, siç mendohej në atë periudh kohe.

Jo vetëm për Elez Isufin, por për gjithë shqiptarët në atë kohë ishte e qartë që Zogu ishte lidhur me zinxhirë nga jugosllavët dhe nuk mund t’u dredhonte atyre. Pra, kishte një arsye të fortë pse Elez Isufi e ndau mendjen të mbronte regjimin e Nolit. Por Elez Isufi gabohej në tri gjëra:

– e para, pavarësisht se me ndihmën e gjithanshme të Jugosllavisë, madje edhe me ushtarët e saj, në sulmin e parë, nuk ishte vetëm Serbia ajo që e sillte Zogun në krye të Shqipërisë, por mbas kësaj fshnin dorën Fuqitë e Mëdha.

-së dyti, ai nuk e njihte mirë Zogun, që ishte një politikan që të rrëshqiste nga duart dhe nuk lidhej në mënyrë të pazgjidhshme me askënd, sidomos me Serbët.

-së treti, nuk kuptoi se në qeverinë e Nolit sundonte kudo tradhtia prej te nëpunësi më i vogël e deri te komandantët ushtarakë më të lartë; pra Noli dhe qeveria e tij ishin të pambrojtshëm. Ishin pushtetarët e Nolit ata që kontribuan më shumë për ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut. Ata me qeverisjen e keqe, i hoqën popullit çdo shpresë për një jetë normale.

Me gjithë ndihmën e madhe që kishte nga Serbia, me gjithë ndërhyrjen në të gjitha indet e poret e shtetit Nolist, Ahmet Zogu nuk ishte i qetë për suksesin e tij përderisa kishte kundër Elez Isufin. Prandaj ai, krahas punëve të shumta që kishte për të përgatitur deri në hollësi intervecionin, vëmendje të posaçme i kushtoi përmirësimit të marrëdhënieve me Elez Isufin. Ky nuk ishte një veprim i papërligjur.

Në revolucionin e qershorit 1924

Mendime të kundërta dhe të ndryshme janë shfaqur lidhur me Revolucionin e Qershorit të vitit 1924.

Ai nuk qe një revolucion, dhe as demokratik, por lëvizje për ta kaluar pushtetin, me dhunë, madje duke aktivizuar ushtrinë, nga një grup njerëzish në një grup tjetër. Fakte dhe kundërthënie mbesin gjithsesi në kontektin e krijimit të një panorame të atyre zhvillimeve ku e vërtetë mbetej gjithnjë e pretenduar, ashtu sikurse dhe e drejta.

Elez Isufi e kuptoi se kishte gabuar politikisht kur kishte udhëhequr Lëvizjen e Marsit. Ai e kishte kuptuar se e kishte shumë të vështirë të kuptonte kulisat e politikës së përparimtë zhvilluar nga politikanët e pamoralshëm. Elez Isufi kishte vendosur të mos merrej më me politikë, shkruajnë studiuesit.

Noli u thotë, luftëtarëve të lirisë, që të mos përzihen në politikë, por edhe ai e jep këtë këshillë pas përvojave të gjata vetjake:

– “Zotërinj, e bëtë detyrën! Luftuat, na çliruat, i denjë shpërblimi juaj, tërhiquni mënjanë se erdhi koha e qeveritarit… Gjer tani jepnit urdhëra dhe ishit kapedanë në luftën kombëtare. Tani në luftën politike do të jeni qytetarë të thjeshtë dhe do të filloni t’i bindeni ligjit. Çliruat dhe u çliruat; nënshtrojuni ligjit dhe qeveritari do t`ju çlirojë dhe do t’ju bëjë qytetarë.”

Këtë ia kishte kërkuar edhe Airesi kur ishin takuar në Tiranë në kohën e Lëvizjes së Marsit 1922.

Po kështu, këtë Elez Isufit ja kishte kërkuar dhe Ahmet Zogu.

Koha nga lavdia që kanë arritur kishte ecur përpara, kurse Ai, do të bënte mirë të tërhiqej në kullën e tij famëmadhe dhe t’i linte atdhetarët e tjerë, ata që ishin të shkolluar ta ndërtonin shtetin e ri shqiptar, të krijonin institucionet dhe ta fusnin vendin përfundimisht në rrjedhat demokratike.

Shndërrimet politiko-shoqërore që do të kryheshin, kërkonin të tjera mendësi, tjetër kulturë. Ato bëheshin në kohë dhe rrethana të tjera.

Elez Isufi deri në atë kohë nuk i kishte shërbyer kërrkujt veçse atdheut, nuk ishte vënë nën ndikimin e kërrkujt. Tani ai detyrimisht do të kthehej në një instrument në duar të të tjerëve, të njërit apo tjetrit grupim politik, të njërës apo tjetrës parti. Elez Isufi dhe i nipi Suf Xhelili, gjat liftës kundra serbve ranë në pritë me 14 dhjetor 1924. Suf Xheliu nderoje jete po ate dite ndersa Elez Isufi renkoje ne shtratin e vdekjes per dy jave

Elez Isufi, kishte marrë një plumb, por nuk pranoje ta hiqte nga trupi, megjithë kembënguljen e familjareve dhe miqve të shumtë për ti sjellë një mjek.

Elez Isufi në kujtesën popullore

Elez Isufi e deshi vendin e vet dhe popullin e vet dhe ju qendroje besnik atyre dhe idealeve të larta të atdheut, prandaje dhe populli kurrë nuk e harroi, përkundrazi e ruajti thellë në kujtesën, mirënjohjen dhe vlerësimin për të. Sepse ai ishte vetë populli, ishte biri i saj dhe çështja e tij ishte çështje për liri a vdekje e të gjithëve.

Si askend tjetër populli do ti thirrte përmes fjalës së shpirtit, përmes këngës së trimave:

Burre i dheut!

Arusha e malit!

Gjenerali me shajak!

Robin Hudi shqiptar!!

Dom Lazër Shantoja, mbas një vizite në Dibër shkruan përshtypjet e veta në shtypin e kohës:

“Elez Isufi ësht nji burrë që flet pak! Kur flet të kënaq e të mëson. Gadi gjith herë e hapë kuvendin me ndoj fjalë të popullit. Kambëkryq, me çubuk qelibarit në gojë, me dorën e djathët pshtetun në gju, mendon. Heshtim! Mandej flet. Thonë se kishe dishrue shum me u pa.

– «Shum ka pa kjo Shqipní». Pasjoni i tij duket se asht Bajram Curri. Pyet e flet për të: nuk e lëshon goje kurr. Jemi dy pleq, thotë, por kemi nji shpirtë të vetëm të dy.

Ne vitet ‘20 gazeta “Liria Kombëtare” që botohej jashtë vendit, në mes të tjerash shkruante:

“Elez Isuf Ndreu, burrë dibran me karakterin e shqiptarëve të hershëm e më atdhedashuri të fortë, nuk i’u përul as forcës brutale dhe as arit të huaj”.