BallinaSport“Inzagi më la të qetë”, Asllani: Bëra zgjedhjen e duhur që qëndrova...

“Inzagi më la të qetë”, Asllani: Bëra zgjedhjen e duhur që qëndrova tek Interi, ju tregoj 2 lojtarët që më ndihmojnë më shumë

Kristjan Asllani realizoi një paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Interit në duelin ndaj Fiorentinës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar në triumfin 0-1 që zikaltërit arritën në transfertë, teksa Asllani regjistroi edhe asistin e parë me interistët për sa i përket ndeshjeve zyrtare.  

Shqiptari foli pas këtij dueli, teksa u shpreh tepër i lumtur për kontributin e dhënë. Në prononcimin e dhënë pas sfidës, Asllani deklaroi:  

AKTIVIZIMI SI TITULLAR- Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Çalhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave. 

KAPITENI LAUTARO- Ai është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së merkatos. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët. 

INZAGI- Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme. 

QËNDRIMI TEK INTERI- Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Çalhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta. 

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular