Një intervistë e fundit e Tomas Strakoshës trazoi disi ujërat te klubi i tij Brentford. Portieri kuqezi shprehu hapur pakënaqësi me minutat që i janë dhënë deri tani dhe i kërkoi klubit një zgjidhje për këtë situatë. Strakosha që nga mbërritja në Angli në verën e 2022-shit, ka luajtur 6 ndeshje në total.
Një numër i paimagjinueshëm paraqitjesh për një portier që mbyllte sezonin me 30 apo 40 ndeshje. Edhe merkaton e kaluar u përfol për një huazim të tijin, por asgjë nuk ndodhi. Brentfordi shiti portierin Raja, por mbërriti Fleken i cili u pa sërish si titullar.
Gjithsesi, në konferencën e djeshme për shtyp të trajnerit Tomas Frenk, ndër të tjera ai u pyet edhe për Strakoshën dhe përgjigjia ishte se Strakosha ka preferuar që të qëndrojë në ekip. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ndeshjet në vazhdim në Premier Ligë dhe a do të marrë më shumë minuta Tomas Strakosha i cili ka edhe përpara Europianin me Kombëtaren Shqiptare.
Në duelin e sotëm ndaj Totenhem, Strakosha qëndroi në stol, duke mos u aktivizuar asnjë minutë! PANORAMASPORT.AL