BallinaKronikeE rëndë/ Kishin dalë për gjah, 38-vjeçari qëllon aksidentalisht për vdekje të...

E rëndë/ Kishin dalë për gjah, 38-vjeçari qëllon aksidentalisht për vdekje të riun

spot_img
spot_img

Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së hënës (5 shkurt), pasi ka vrarë aksidentalisht me armë zjarri një 20-vjeçar.

Policia bën me dije se viktima dhe 38-vjeçari kishin dalë për gjah në vendin quajtur “Përroi i Kepenekut”, ku i riu është qëlluar aksidentalisht dhe ka humbur jetën.

Gjithashtu në kontrollet në zonën ku humbi jetën i riu, është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Vrau aksidentalisht me armë zjarri, gjatë gjuetisë, një 20-vjeçar, Policia vë në pranga autorin e dyshuar.

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular