BallinaPolitike“Janë kthyer në alibi, tuta e lakuriqësisë së Ramës”- Basha për protesten:...

“Janë kthyer në alibi, tuta e lakuriqësisë së Ramës”- Basha për protesten: Bëjnë teatër! Sot kryeministri duhet të gozhdohej, por…

spot_img
spot_img

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha e quajti teatër atë që sot ndodhi në Parlament, ku opozita e drejtuar nga Berisha dhe Bardhi protestoi si brenda duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve, por edhe jashtë.

“Sot Edi Rama duhet të gozhdohej në parlament, për implikimin që i bëri dysh i tij, beniamini i tij në arrati. Kjo nuk ndodhi sepse u bënë më shumë se tre muaj që Parlamenti është kthyer në një teatër. Teatër që luhet nga një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre. Njëri nuk do listat e hapura, tjetri ka probleme të pambyllura me drejtësinë. Tjetri nuk ka projekt politik veçse të jetë vetë deputetët. Ka ardhur koha ti themi gjërat troç dhe hapur. Nëse ka një njeri që mban përgjegjësi për këtë turp, i pari jam unë sepse të gjitha aty  janë me firmën time, pavarësisht se bëjnë sikur kanë harruar. Ka një borxh ndaj shqiptarëve, borxhi  parë është të mos kthehen në alibi për Edi Ramën. Kanë tre muaj që janë kthyer në alibi për Edi Ramën, ata janë tutat e lakuriqësisë së Edi Ramës, i veshin tuta sa herë vjen në Parlament. Nuk e lënë të ekspozohet, të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi”, tha Basha me demokratët e degës 12.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular