Të paktën 112 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve pyjore në rajonin Valparaiso të Kilit.
Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se do të vinte në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të trajtuar situatën.
Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i regjistruar në Kili. Shumë prej të prekurve po vizitonin rajonin bregdetar gjatë pushimeve verore.
Një alarm shëndetësor u vendos në Valparaiso nga ministria e shëndetësisë, e cila bëri thirrje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në terren.
Studentët e mjekësisë që janë afër përfundimit të studimeve të tyre do të punësohen për të ndihmuar në bluzat e bardha, njoftoi ministria.
Ekipet e shpërtimit kanë luftuar për të arritur në zonat më të prekura dhe Ministrja e Brendshme Carolina Tohá tha se numri i të vdekurve do të “arrinte shifra shumë më të larta” në orët e ardhshme.
Qeveria kiliane u ka bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë në zonat e goditura nga zjarret.