Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se njësoj si diktatori gjakatar Enver Hoxha përdori të njëjtat metoda si ky i fundit në plenumet e linçimit ndaj bashkëpunëtorëve të tij.
Berisha: Tjetër ishte asambleja, për asamblejistë Edi Rama përdori në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm.
Për asamblejistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje.
I tillë ishte terrori që vendosi.
Për asamblejistë përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit.
Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF.
Këtu para jush kam denoncuar aktet se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë.
Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt.
Miqtë e mi!
Edi Rama sot ju tha asamblejistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook.