Publikohet fotoja intime që çoi 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, personazhi i njohur i TikTok e shantazhonte duke i hapur profile false

0
323

Publikohet fotoja me të cilën Altin Çoku, personazhi i njohur i TikTok-ut shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes të telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa kanë arrestuar 39-vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.