Gjetja e pasuesit të Ksavit Hernandez si trajner i Barcelonës është një nga detyrat kryesore të shtëpisë për menaxhimin sportiv të klubit braugrana. Deri më tani janë shfaqur disa kandidatë për të plotësuar këtë pozicion.
Një nga emrat që është dëgjuar më shpesh është ai i Hans-Diter Flik (58 vjeç), ish-trajneri i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane. Dhe siç bën me dije “Mundo Deportivo” ai është gati dhe mezi po pret një telefonatë nga Deko ose Laporta për t’i besuar stolin e Barcelonës duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Flik, pa ekip që nga mesi i shtatorit pas shkarkimit nga Gjermania është i etur për të nisur një sfidë të re dhe Barcelona është skenari ideal për t’u rikthyer në bankina. PANORAMASPORT.AL