Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi në rrjetet sociale pas përfundimit të vizitës së tij në Tiranë.
“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si @FulbrightProgram janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, shkruan ai.