BallinaKronikeÇfarë ndodhi në kompaninë private në Fier? Policia me njoftim zyrtar: 8...

Çfarë ndodhi në kompaninë private në Fier? Policia me njoftim zyrtar: 8 punonjëse në spital

Disa ambulanca dhe forca të shumta policie mbërritën mbrëmjen e sotme në ambientet e një kompanie private koreane e cila operon prej 5 vitesh në Fier, pasi disa punonjës nuk ishin ndjerë mirë dhe kishin kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas informacioneve të para, ku flitej për një reaksion që dyshohej se mund të kishte ardhur nga ndonjë lëndë kimike, policia e Fierit ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar detajet e para.

Sipas bluve të Fierit, 8 punonjëse të kompanisë janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë dhe më pas janë larguar në banesë. Ndërkaq vetëm njëra prej tyre është mbajtur në ambiente te spitalit nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Kjo kompani merret me prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular