BallinaAktualitetShpërthimi në Lushnje i shkaktoi dëme në dyqan dhe banesë, pronari: Ishte...

Shpërthimi në Lushnje i shkaktoi dëme në dyqan dhe banesë, pronari: Ishte punë 2-3 sekondash, mendova se plasi bombola te shtëpia

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në Lushnje, ku humbën jetën babë e bir dhe u lënduan 8 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela,  dëmtime kanë pasuar edhe bizneset  përreth.

Pronari i një prej bizneseve pranë vendit ku ndodhi shpërthimi është shprehur se ka qenë duke punuar normalisht kur u dëgjua shpërthimi i madh.

Ai shton se tronditja ishte e fuqishme dhe gjëja e parë ishte marrja e fëmijëve të cilët ishin në banesë në katin e tretë.

Tronditjet e forta  që sipas tij zgjatën vetëm 2-3 sekonda kanë shkaktuar dëme në biznes dhe në banesë.

Në momentin e shpërthimit ishim në dyqan duke punuar si normalisht vetëm kur dëgjojmë një shpërthim të madh. Tronditja ishte e fuqishme. Na ka bërë dëm në dyqan dhe në shtëpi.

Në momentin e parë nuk e dinim se cfarë ishte, fillimisht menduan të shpëtonim ca kishim, morëm fëmijët i nxorrëm jashtë.

Duke u qetësuar duke parë dëmet, nga biznesi edhe të banesa. Janë dëmtuar edhe biznesi edhe shtëpie. Punë  2-3 sekondash, por ishte shumë i fuqishëm. Kujtova se plasi bomba te shtëpia lart” tha ndër të tjera ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular