Shpërthimi në Lushnje/ Prokuroria po heton në dy pista, ja cilat janë

0
189

Në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi ditën e djeshme (1 mars) në Lushnjë, ku për pasojë humbën jetën babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, prokuroria po heton në dy pista.

Përpos pistës së vjetër, ku dyshohet se shpërthimi erdhi pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, pista e re është saldimi pranë bombolave të gazit.

Shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes (1 mars) teksa një vinç ku ndodheshin dy viktima Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime.

Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë!

Janë plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

Policia e Lushnjës bëri me dije se kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnjë, që iu mori jetën babë e bir. Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident, teksa një vinç që po punonte në magazinë preku telat e tensionit të lartë.

“Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”, – informoi policia e Lushnjës pak minuta pas ngjarjes.