BallinaKultureFestivali teatror RinArt Kamëz 2024 mbyll me sukses edicionin e dytë të...

Festivali teatror RinArt Kamëz 2024 mbyll me sukses edicionin e dytë të tij. Ja tri çmimet

Mbyllet me sukses festivali teatror RinArt 2024 në qytetin e Kamzës. Edicioni i dytë i këtij festivali është mbajtur për herë të dytë në qytetin e Kamzës nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Z. Rakip Suli. Shtatë gjimnaze të këtij qyteti ishin në garë për çmimin e madh “Shfaqja më e mirë e festivalit” Shihet një numër i madh pjesëmarrësish në këtë edicion dhe duket se mbarëvajtja e tij po shkon më së miri. Drejtoresha e kulturës Znj. Rigelca Gupe shprehet entuziaste që edhe ky edicion ka prurje të talenteve të reja dhe mentorët kanë ofruar shfaqe cilësore. Të rinjtë në qytetin e Kamzës janë shumë të kënaqur që festivali teatror “RinArt Kamëz 2024” ka sjell shfaqe me kualitet të lartë artistik.
Juria e edicionit të dytë përbëhet nga emrat big të teatrit e kinematografisë shqiptare si: aktori Gëzim Rudi, aktori Ndriçim Xhepa e kryetare jurie, aktoria Luiza Xhuvani.
Prej dy ditësh spektatorët e rinj ndoqën bashkëmoshatarët e tyre të tregonin vlerat e tyre ne zhanerin e aktrimit. E ku ka garë, ka edhe humbës edhe fitues. Çmimi i 3, juria vlerësoi shkollën “Ibrahim Rugova” me shfaqen “8 persona plus” me regji të Xhorxhina Ndregjoni.
Çmimi i 2 ju besua gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan me veprën “Çifti i Lumtur” me regji të Sokol Gugës dhe Çmimi “Shfaqja më e mirë e festivalit” ju besua gjimnazit “Elez Isuf Ndreu” me veprën “Të gjithë me huqe” me regji të Denis Fikut.
Kryetari i bashkisë Z. Rakip Suli gjatë fjalimit të tij në skenë u shpreh entuziast që këta të rinj, çdo ditë e më shumë përkrahen nga institucioni që ai drejton e se çdo herë drejtoria e kulturës por edhe pallati i kulturës “Artan Cuku” do të jetë në dispozicion të tyre.
Duket se festivali teatror “RinArt” do të kthehet në traditë për të gjithë qytetarët e Kamzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular