BallinaPolitike“Ogur i mirë që kur vijmë ne bien kambanat”- Rama në shkollën...

“Ogur i mirë që kur vijmë ne bien kambanat”- Rama në shkollën profesionale në Rrëshen, batuta me Dom Gjergj Metën

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrëshen, në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri-Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra.

Teksa ka inspektuar të gjitha kurset, Rama ka bashkëbiseduar dhe me Dom Gjergj Metën, ku nuk kanw munguar edhe batutat.

“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat.”, tha Rama.

Në shkollën profesionale me 400 nxënës, Rama tha se qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën katolike që ka organizuar këtë sistem shkollimi, për të zgjeruar kapacitetin dhe për krijimin e kushteve optimale të jetesës për nxënësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular