BallinaSportVIDEO/ Futbollisti pjesë e një klani vrasësish, arrestohet në mes të ndeshjes

VIDEO/ Futbollisti pjesë e një klani vrasësish, arrestohet në mes të ndeshjes

Ndodh edhe kështu, të arrestohesh në mes të fushës duke luajtur. Një futbollist i ri 24-vjeçar është arrestuar gjatë një ndeshje futbolli amator në Brazil. Pamjet tregojnë aksionin e policisë që ndërpreu ndeshjen.

Policia e largoi nga futbollistin ndaj të cilit rëndojnë akuza shumë të rënda. Një video e publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, e filmuar nga disa spektatorë në tribuna, tregon të riun që merret nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes mes Mutum dhe Durandé për “Copa do Café”.

Policia kishte marrë informacion për praninë e tij në ndeshje, ndaj mbërritën në fushë, ndërprenë lojën dhe e prangosën lojtarin. Sipas policisë, 24-vjeçari dyshohet për disa krime. Ndaj tij ka pasur një urdhër arresti parandalues.

MOMENTI I ARRESTIMIT

Urdhër arresti i lëshuar ndaj tij e identifikon atë si drejtuesin e dyshuar të një klani të egër të trafikut të drogës në zonën Espirito Santo. Po ashtu, ai akuzohet se është pjesë e një klani vrasësish nga Vitoria, të cilët organizuan një atentat kundër një rivali disa javë më parë.

Policia ushtarake e Minas Gerais konfirmoi më pas për mediat lokale se futbollisti ishte prej kohësh i njohur për policinë, sepse kishte precedentë kriminalë duke përfshirë sulme, kërcënime, trafik droge dhe krime të lidhura me armë zjarri.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular