BallinaOP EDA do guxojë Lindita Nikolla të njoh për kryetar grupi të PD,...

A do guxojë Lindita Nikolla të njoh për kryetar grupi të PD, Zëvendës/Nongratën Bardhi?!

Nga Besart Logu
Grupimi i Rithemelimit, që nuk gëzon asnjë status juridik e politik konform rregullimeve të ligjit për partitë politike, me një dekret ekstra ligjor të tipit berishist, vendosi të bëjë pjesë të tij edhe grupimin e Gazmend Bardhit.

Një grusht deputetësh endacak që bredhin nga mbledhja në mbledhje të pashpresë e konfuz për shkak se janë në prag të mbylljes së karrierës tyre politike.

Asgjë e paparashikueshme nëse do të sjellim në vëmendje aktet qê konsuamuan gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 14 majit.

Duket si formë shpërblimi për kontributin në drejtimin e PD në mënyrë kaotike që solli rritjen dhe fuqizimin e lëvizjes personale të Sali Berishës.

Gjithsesi, në kënetën politike ku noton një spektër i gjerë i aktorëve politik, inkoherenca është kthyer në normë sjellje dhe amoraliteti në cilësi që përbën avantazh dhe të mundëson karrierë.

Nuk është çudi që ndonjëri prej tyre, që nuk u kënaq me post te Rithemelimi, të rikthehet sërish në PD e të lartësojë figurën e Lulzim Bashës.

E bënë një herë, e bëjnë edhe për së dyti. Thonë se me dy herë nuk bëhesh! Gjëja më shqetësuese në gjithë këtë histori nuk është kapërcimi i ylberit nga disa deputetë por mosveprimi me qëllim i kryeparlamentares sa i përket kreut të grupit parlamentar të PD.

Nëse ka ndërhyrje të Edi Ramës, si investim direkt dhe me pasoja të rënda në organizimin dhe funksionimin e partisë më të madhe opozitare në vend, është ai i Lindita Nikollës që njeh dhe mban akoma Gazmend Bardhin në atë funksion.

Një deputet që nuk bën pjesë më në Partinë Demokratike pasi me vendim kryesie është përjashtuar prej saj, madje edhe si anëtarë i thjeshtë.

Duket qartë se kemi të bëjmë me ndërhyrje flagrante të pushtetit në punët e brendshme të një partie politike opozitare.

Kreu i një institucioni, që ka objekt të punës së tij ligjin, e shkel atë me të dyja këmbët për sa kohë nuk shprehet dhe mban akoma në sirtar shkresat e njëpasnjëshme të PD në lidhje me përbërjen dhe organizimin e grupit parlamentar të kësaj partie.

Akt i paprecedent që i jep një rol aktiv deputetit duke mbivendosur vullnetin e tij mbi atë të partisë që e kandidoi dhe i dha mandatin.

Për më tepër kur kemi të bëjmë me deputetë të dalë nga një sistem zgjedhor proporcional rajonal me lista gjysëm të hapura. Mirfilltas mandat politik përftuar nga vota partiake, përjashto këtu rastet e thyerjes së herësit.

Tashmë, me zgjedhjen e Gazmend Bardhit si N/Kryetar i Grupimit të Rithemelimit, Lindita Nikolla e ka më të lehtë të shprehet se kush është kryetar i grupit parlamentar, Flutura Açka propozuar nga Kryetari i PD z.Lulzim Basha, autoriteti që figuron në regjistrin e partive politike dhe që e njeh çdo institucion vendas e i huaj, apo Gazmend Bardhi propozuar nga Sali Berisha të cilin e njeh si kryetar të PD vetëm Ilirjan Celibashi, edhe ai në rastet kur shpreh opinione personale dhe jo në cilësinë e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Lindita Nikolla duhet të distancohet nga kjo aventurë që minon jetën parlamentare dhe që ul ndjeshëm rendimentin e institucionit që drejton.

Sjellja e saj si gjykatëse politike, që vendos për konfliktin e brendshëm të PD se kush gëzon legjitimitetin e organeve të drejtuese të saj, duhet të marrë fund.

Njohja e Sali Berishës si kryetar i PD, që përcakton ai se cili është kreu i grupit parlamentar, është një tentativë për të diktuar edhe mbi gjyqësorin. Mesazhi se “Edi Rama do Sali Berishën për kryetar të PD” është i qartë por fatmirësisht nuk është ai që vendos.

Koha kur çifti Berisha-Rama ditën ziheshin dhe natë ndani pazare, ka marre fund.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular