HomeSportVIDEO/ Përsëri zëvendësues, Broja jep asistin e parë me fanellën e Fullhem

VIDEO/ Përsëri zëvendësues, Broja jep asistin e parë me fanellën e Fullhem

spot_img

Armando Broja sot ka qenë për herë të parë protagonist i një goli për skuadrën e Fullhem, edhe pse vazhdon të jetë një zëvendësues në radhët e ekipit të ti

Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen kundër Ullvërhempton në transfertë, për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 79 të sfidës, kur rezultati ishte 2-0 për vendasit dhe fati i sfidës ishte kompromentuar.

Megjithatë, ai ishte protagonist në disa aksione radhazi të ekipit të tij në fundin e ndeshjes dhe kur regjistrohej minuta e 7 shtesë, ishte pjesë e rëndësishme e aksionit të golit që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

SHIH VIDEON

Pas një aksioni nga e majta e sulmit të Fullhem, Broja mori një pasim që ai e ktheu drejt portës, me Iuobin i cili më pas shtyu sferën në rrjetë për të shkurtuar diferencën. Një gol që nuk vlen për renditjen, por ndoshta do të ndihmojë sulmuesin shqiptar pas këtij asisti për vetëbesimin e për pak minuta më shumë në ndeshjet e radhës. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular