BallinaKronikeNjë i vdekur dhe 3 të plagosur në Itali, 23-vjeçari tregon ku...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në Itali, 23-vjeçari tregon ku e ka fshehur armën. Frikë për një hakmarrje mes familjeve të të rinjve

Mikea Zeka, 23-vjeçari shqiptar që vrau 27-vjeçarin Kasem Kasmi mbrëmjen e së shtunës në via Aldo Moro, në Frosinone, Itali, shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur, menjëherë pasi u arrestua.

Ai tha se ishte mbrojtur nga frika e një sulmi tjetër kundër tij.

Vazhdojnë hetimet nga Policia e Italisë të koordinuara nga Prokuroria e Frosinones nëpërmjet prokurorit Antonio Guerriero dhe arma po kërkohet në lumin Cosa, pranë Via Verdit, ku ai vetë tha se e kishte hedhur.

Ndërkohë, alarm maksimal është ngritur nga frika për hakmarrje mes familjeve shqiptare të përfshira në të shtënat në mbrëmjen e së shtunës.

Shefi i komisariatit të policisë, Domenico Condello, ka urdhëruar shtimin e vëzhgimit për të shmangur çdo ngjarje të  mundshme.

SI NDODHI NGJARJA?

Mikea Zaka ishte në ‘Shake Bar’ në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se personi që ka qëlluar ka mbërritur në vendngjarje me një makinë.

Ndërsa pas të shtënave, anëtarët banës rivale janë larguar në këmbë. Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentative.

PISTAT E HETIMIT

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë.

Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me rruga ‘Aldo Moro’, atë të Shake Bar. Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe më pas me Zakën, por këto janë të dhëna që policia i ka marrë në konsideratë nga dëshmi të personave që kanë njohje me dy grupet e të rinjve shqiptarë që tronditën Italinë me atë skenë krimi në sy të dhjetëra klientëve të një lokali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular