11 urdhër arreste janë lëshuar për zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje. Burime bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 zyrtarë, konkretisht Ina Papa; Erald Lika; Denis Balili; Ermen Stroka; Viktor Qesari; Manushaqe Saliko; Oltion Durmishi; Tonin Simoni. Kurse në kërkim janë Mariel Murati; Andri Dhima; Kozeta Statha.
Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen në vijim.
11 urdhër arrestet
Të arrestuar
Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni
Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni
Denis Balili- ish inspektor IKMT
Ermen Stroka- specialist ASHK
Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko- ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarandë
Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë
Në kërkim
Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni
Andri Dhima- ish drejtor ASHK
Kozeta Statha- ish drejtore ASHK