Ngjarja e rëndë mes shqiptarëve në Frosinone/ Kryhet autopsia mbi viktimën, celularët pritet t’i japin drejtim hetimit. Ja pistat

0
94

Ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Frosisone, ku mbeti i vrarë shqiptari, Kasem Kasmi dhe u plagosën 3 të tjerë nga bashkëkombësi, Mekia Zaka, vazhdojn, ndaj trupit të viktimës është kryer edhe autopsia, rezultatet e së cilës pritet të marrin deri në 60 ditë kohë.

I arrestuari, Mikea Zaka, akuzohet për vrasje me dashje dhe vrasje e trefishtë e mbajtur në tentativë.

Një ndihmesë të madhe hetimeve në lidhje me këtë ngjarje pritet t’i japin 3 telefonat e shqiptarëve, ndërsa autor nuk kishte një telefon me vete.

Informacionet që mund të merren nga telefonat pritet të përcaktojnë shkaqet e kësaj ngjarje, nëse ka pasur konflikte të mëparshme mes dy grupeve.

Për momentin, në bazë të asaj që Zaka deklaroi në marrjen në pyetje të përplasja mund të ketë ndodhur për shkak të një vajze. Një motiv pasionant, të cilit, megjithatë, prokuroria synon t’i shkojë deri në fund, duke qenë se hipotezat e tjera, nga droga te prostitucioni , ende nuk janë përjashtuar plotësisht. Ajo që është e sigurt është se diçka vërtet e rëndësishme mund të fshihet pas një reagimi kaq joproporcional. I arrestuari, i cili ndihmohet nga avokati Marco Maietta, është mbrojtur duke pretenduar se ishte sulmuar nga grupi i Kasmit dhe se kishte qëlluar nga frika

Ndërkohë, arma e vrasjes , e kërkuar prej kohësh nga policia dhe zjarrfikësit në tymrat e Cosa në zonën e urës Via Verdi, nuk është gjetur.