Partia Socialiste ka nisur lëvizjet pçrbt’u futur në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas dënimit me burg të kryebashkiakut të zgjedhur nga kampi i djathtë, Fredi Beleri.
Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur emërimi i Vangjel Tavos si prefekt i qarkut të Vlorës, duke zënë vendin e Flamur Mamaj.
Me këtë rikthim të Tavos në skenën politike, duket qartë se Rama tashmë synon maksimizimin e votave të minoritetit grek në Qarkun e Vlorës, e veçanërisht në Bashkinë Himarë.
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA