BallinaOP EDRama i ul qepenin “revolucionit” të Rithemelimit me lëpirje kockash

Rama i ul qepenin “revolucionit” të Rithemelimit me lëpirje kockash

Nga Neritan Vladi
Zhvillimet politike të ndodhura në Kuvendin e Shqipërisë mes grupit të deputetëve të Rilindjes dhe Rithemelimit janë të një natyre qesharake dhe në sytë e shqiptarëve përfundoi si një lojë fëmijësh për plaçkën e tyre dhe jo interesin qytetar.

Në kuadër të tentativës së tyre të mbajtjes peng të zhvillimeve në këtë vend, vetëm për të rritur pazarin, më në fund deputetët e Ramës dhe Berishës u pajtuan pas të ashtuquajturit sherr, sepse vetëm i tillë nuk ka qenë dhe papritur mes tyre lindi dashuria.

Të dyja palët, harruan gjithçka nga revolucioni, non grata, flakadanët e fshehur në trup dhe ndezja flakë e tyre duke rrezikuar madje dhe kolegët, përplasjet me gardën, shkallmimi i dyerve të Komisioneve Parlamentare, përplasja me deputetët e PD dhe madje dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre si në rastin e zonjave të nderuara Açka dhe Bakiu dhe krejt papritur në ranë dakord të bashkëpunojnë.

Që kanë qenë bashkë këtë e dinim të gjithë, që Rithemelimi dhe pjesa e gazbardhistëve po tentonin pazar më Ramën kjo lexohej dhe kuptohej, por që do të vinte ky moment që kryeministri do t’u jepte pak oksigjen dhe këta me aq të josheshin dhe të iu shkëlqenin sytë para tij, kjo është e paprecedentë.

Dje revolucionari Gaz Bardhi harroi gjithçka, falenderoi padishahun për lëshimet që iu kishte bërë, por ama një gjë nuk kuptojmë ende: Çfarë kanë fituar? Ku mbeti revolucioni për largimin e Ramës këtij kurbani zgjedhjesh? Sa të pafytyrë që janë kur joshen nga kreu i Rilindjes, kryeministri Rama, teksa në negociata iu lëshoi vetëm kocka për të lëpirë dhe duke i ulur kështu qepenin revolucionit imagjinar në kokat tyre, lëvizje e pretenduar prej tyre që do të sillte përmbysje të mëdha.

Kur themi që Gaz Bardhi me Rithemelimin u gënjyen me lëpirje kockash kemi parasysh dy komisionet që Rama iu lejoi që të ngrenë.

I pari është ai për koncesionet në shëndetësi kur sot dosjet ndodhet në duart e prokurorëve të SPAK e sa të ngrihet komisioni ndoshta fletë-arrestet do të lëshohen.

I dyti është për sistemin TIMS kur nuk pritet të ketë ndonjë zbulim sepse vet çështja është sensitive dhe nuk do tu jap mundësinë këtyre kamikazëve ta përdorin për qëllime politike dhe për faktin që ligji i ndryshuar për Komisionet hetimore e ndalon. E djeshmja tregoi që gjithë zallamahia e Rithemelimit të bashkuar së fundmi me gazbardhista paska qenë luftë për karrige dhe jo ide, parime, demokraci dhe një Shqipëri ndryshe! Vërtetuan se janë të pacipe dhe turpin e hanë me bukë! Kryetar i deges nr.11 Tirane dhe anetar i Keshillit Kombetar te PD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular