BallinaAktualitetVENDIMI/Dita e Verës, Rama njofton: Administrata Publike pushim dhe ditën e...

VENDIMI/Dita e Verës, Rama njofton: Administrata Publike pushim dhe ditën e…

Dita e Verës, Rama njofton vendimin: Administrata Publike pushim dhe të premten. Administrata Publike, përveç ditës së nesërme që është pushim zyrtar, do të jetë pushim dhe të premten. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se dita e punës së të premtes do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit të 6-mujorit të parë.

Postimi i Ramës:

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 15.3.2024, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 15.3.2024, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  2. Dita e punës, e datës 15.3.2024, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular