Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve kanë miratuar një projekt-ligj që mund të ndalojë TikTok për përdoruesit në SHBA.
Nuk është ende e qartë se cili do të jetë fati i projektligjit, pasi do tw votohet dhe në Senat.
Miratimi i projekt-ligjit përmes Dhomës së kontrolluar nga GOP vjen pasi ish-presidenti Donald Trump ka sinjalizuar kundërshtimin e një ndalimi.
Projektligji nëse miratohet dhe në Senat do të ndalojë TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA, përveç nëse platforma e mediave sociale, e përdorur nga afërsisht 170 milionë amerikanë, shkëputet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance.
Pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, TikTok në një reagim kritikoi votimin dhe konferencën e zhvilluar me dyer të mbyllura.
“Ky proces ishte sekret, shpresojmë që Senati do të marrë parasysh faktet, do të dëgjojë votuesit e tyre dhe do të kuptojë ndikimin në ekonomi, 7 milionë biznese të vogla dhe 170 milionë amerikanë që përdorin shërbimin tonë.“, thuhet në reagim.