Janë zbardhur propozimet e PS-së për reformën zgjedhore. Këto propozime janë bërë në bazë të rekomandimeve të ODIHR.
PLATFORMA E PARTISË SOCIALISTE PËR ZBATIMIN NGA KUVENDI NË KODIN ZGJEDHOR TË REKOMANDIMEVE TË OSCE/ODIHR DHE VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE
1. REKOMANDIMI I ODIHR:
Në përputhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e administratës zgjedhore, duhet t’i kushtohet vëmendje rishikimit të sistemit të emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të administratës zgjedhore të nivelit të ulët.Duhet të merren masa për të ndaluar zëvendësimet arbitrare të anëtarëve të administratës zgjedhore.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
– Komisioni i Qendres së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emeruar nga administrata e KQZ duke u perzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trainuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ. Nje prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV.
– Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të përbëhet nga pesëanëtarë, të përzgjedhur nga KQZ nga trupa e komisionerëve të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht. Sekretari i KZAZ të emërohet nga KQZ.
– Për çdo KQV dhe KZAZ të emërohen 4 monitorues politikë. Dy monitorues të emërohen nga dy partitëpolitike që kanëshumicën në Kuvend dhe dy monitorues të tjerë nga partia e pare dhe partia e dytë e pakicës në Kuvend.
– Monitoruesit e KQV dhe KZAZ nuk janë anëtarë të komisioneve zgjedhore, por monitorojnë nga afër procesin dhe zhvillimin e tij dhe paraqesin kërkesa respektivisht tek KQV dhe KZAZ duke kërkuar vendimmarrje të saj. Ata nënshkruajnë në Procesverbalin e hapjes dhe mbylljes së votimit duke certifikuar ose kontestuar procesin nëpërmjet vërejtjeve në Procesverbal.
– E njëjta skemë si me monitoruesit është edhe për Grupet e Numerimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emeruar nga Komisioneri i KQZ nga trupa e trainuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnje te drejtë vendimarrje.
– Trupa e komisionerëve zgjedhore si më lart krijohet nga perzgjedhja mes radhëve të administratës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjesit e arsimit, dhoma e avokateve, dhoma e noterise, si dhe cdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trainimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ. Për punonjësit publik trainimi është i detyrueshëm dhe bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë.
-Komisionerët përzgjidhen me short nga trupa zgjedhore e trajnuar dhe certifikuar duke filluar brenda territorit të bashkisë dhe trajtohen financiarisht nga KQZ. Refuzimi për të shërbyer anëtar i KQV, KZAZ ose Grupit të Numërimit të Votave pa shkaqe të arsyeshme apo që parashikohen në ligj, passjell masë disiplinore në ecurinë e karrierës së tyre.
– Kodi Zgjedhor duhet të parashikojë listën e shkaqeve për lirimin, shkarkimin nga detyra të anëtarit të KQV, të KZAZ dhe Grupit të Numërimit të Votave. Propozimi për shkarkim bëhet nga subjektet zgjedhore në mënyrë të arsyetuar dhe vendoset me vendim nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet.Komisioneri ka të drejtë ex officio të lirojë/shkarkojë ata kur konstaton shkaqe për për këtë gjë të përcaktuara në ligj.
2. REKOMANDIMI I ODIHR:
Administrata zgjedhore, partitë politike dhe shoqëria civile duhet të përpiqen t’i përmirësojnë më tej programet për edukimin e zgjedhësve, veçanërisht në nivel qarku.Mund t’i kushtohet vëmendje përshtatjes së iniciativave për nevojat e pakicave kombëtare, veçanërisht romëve dhe egjiptianëve, dhe zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
Për të rritur transparencën dhe besimin e publikut, burime të mjaftueshme duhet të shpërndahen paraprakisht për të garantuar përgatitje efektive dhe monitorim të pavarur dhe kuptimplotë nga ana e publikut të teknologjive zgjedhore.
Autoritetet duhet t’i njohin më mirë zgjedhësit me teknologjitë zgjedhore dhe të ofrojnë akses të barabartë në procesin e votimit.Duhet të merren masa për t’u mundësuar zgjedhësve që përdorin teknologji të reja të votojnë në mënyrë të pavarur dhe në fshehtësi të plotë.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Kodi Zgjedhor duhet te përmbaje një formulim sipas të cilit, sipas kërkesës së KQZ, dhe vendim të Qeverise dhe Kuvendit, KQZ-së, jashtë buxhetit të zgjedhjeve të radhës, i alokohen fonde të mjaftueshme 9 muaj para zgjedhjeve për përmbushjen e këtyre rekomandimeve të ODIHR.
Kodi Zgjedhor të parashikojë që KQZ, të paktën një vit para zgjedhjeve, të miratojë në transparencë dhe në konsultim me aktorët e përfshire në zgjedhje dhe OJF kalendarin e veprimeve konkrete për jetësimin e këtyre rekomandimeve, si dhe planifikimin e kostove përkatëse për secilin prej tyre.
3. REKOMANDIMI I ODIHR:
Për të garantuar të drejtën universale të votës dhe trajtim të barabartë përpara ligjit, duhet të hiqen kufizimet për shkak të aftësive të kufizuara intelektuale dhe psikosociale.
- Nga pagesa 500 mijë euro te porosia nga Dubai, zbardhet dëshmia e shkodranit, u porosit për të vrarë Inez Hajrulla. Lufta e grupeve kriminale për kontrollin e…
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Nga Kodi Zgjedhor të hiqen plotësisht këto kufizime dhe në rastin më të parë kur të ketë ndryshime kushtetuese të shfuqizohet edhe neni 45/2 i Kushtetutës.
4. REKOMANDIMI I ODIHR:
Autoritetet duhet t’i informojnë të gjithë zgjedhësit për vendndodhjen e qendrave përkatëse të votimit dhe t’i afishojnë vazhdimisht listat e zgjedhësve në të gjitha bashkitë.Duhet të shihet mundësia që afati i njoftimit të zgjedhësve të jetë më afër ditës së zgjedhjeve.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
KQZ-së t’i jepet rol monitorues për çështjen e afishimit të listave të zgjedhësve në intervale të rregullta kohore. Pas monitorimit KQZ të kërkojë marrjen e masave të nevojshme kur konstaton shkelje të afishimit apo pamundësisë së aksesit të lirë në afishim dhe KQZ të ketë kompetencën e vendosjes së gjobës ndaj kryetarit të bashkisë duke i kërkuar njëkohësisht edhe kryerjen e veprimit konkret prej ketij të fundit.
Të vendoset në Kodin Zgjedhor alokimi në kohë dhe me fonde të mjaftueshme të fondeve për kryetarët e bashkive me qëllim njoftimin e zgjedhësve.KQZ të monitojë të gjithë këtë proces dhe të ketë të drejtë të vendosë sanksione për moszbatimin e tij.
Alternativisht me skemën e mësipërme të shihet mundësia që zgjedhësit të informohen në mënyrë periodike me mesazh dhe në mënyrë elektronike nga platforma E-ALBANIA.
5. REKOMANDIMI I ODIHR:
Kufizimet e së drejtës së kandidimit të personave, fajësia e të cilëve për kryerjen e një krimi nuk është provuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, duhet të hiqen.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Të behen shfuqizimet përkatëse në zbatim të këtij rekomandimi në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
6. REKOMANDIMI I ODIHR:
Të shihet mundësia e rishikimit të pragut të mbështetjes nga zgjedhësit për garantimin e kushteve të njëjta për t’u përmbushur nga kandidatët e pavarur dhe kandidatët e propozuar nga partitë.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Rishikimi i pragut të kërkuar nga Kodi Zgjedhor për mbështetjen nga zgjedhësit të bëhet në përputhje me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.
7. REKOMANDIMI I ODIHR:
Dispozitat ligjore në lidhje me fushatën, duke përfshirë ato kundër keqpërdorimit të burimeve administrative, duhet të rishikohen për të hequr paqartësitë dhe për të garantuar një garë të barabartë.Autoritetet, duke përfshirë administratën zgjedhore dhe organet e zbatimit të ligjit, duhet t’i trajtojnë të gjithë garuesit në zgjedhje në mënyrë të barabartë.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
– Në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se perben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qënë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.
– Të rishikohet vendimi i KQZ-së nr. 9, datë 24.12.2020 në zbatim të këtij rekomandimi.
8. REKOMANDIMI I ODIHR:
Vendimet për ndarjen dhe transferimin e fondeve publike për partitë politike përfituese duhet të merren në kohën e duhur për të garantuar akses efektiv në këto fonde për qëllime të fushatës.Mund t’i kushtohet vëmendje zgjerimit të financimit publik të fushatës për kandidatët e pavarur.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret per transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe te shtohet financimi publik per kandidatet e pavarur.
9. REKOMANDIMI I ODIHR:
Për të rritur transparencën, duhet të ketë publikime periodike të kontributeve financiare dhe shpenzimeve për fushatë përpara ditës së zgjedhjeve.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Kodi Zgjedhor të ndryshohet duke parashikuar se ditën e fundit të çdo jave gjatë 30 ditëve të fushatës zgjedhore deri në ditën e zgjedhjeve subjektet zgjedhore duhet të depozitojnë në KQZ dhe kjo e fundit te bëjë publike menjehere të ardhurat që ato kanë përftuar nga donacionet private. Vlerësojme se shpenzimet është e pamundur të bëhen publike sepse një shpenzim psh mund të paguhet edhe pas datës së zgjedhjeve dhe mund te jetë i papërcaktueshëm gjatë kësaj kohe.
10. REKOMANDIMI I ODIHR:
Autoritetet shtetërore duhet të promovojnë një mjedis mediatik të pavarur dhe vërtet të larmishëm, pa ndikime nga politika dhe biznesi. Parlamenti duhet ta ndryshojë Ligjin për mediat audiovizive për të kufizuar përqendrimin e pronësisë së mediave në sektorin e transmetimit dhe duhet të marrë masa për të parandaluar ndikimin e padrejtë të pronarëve të mediave mbi politikat editoriale.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Ky ndryshim ligjor kërkon një qasje më gjithëpërfshirëse sesa Komisioni i Reformës Zgjedhore.Ndryshimi i ligjit “Për median audiovizive” mund të bëhët në bashkëpunim me Komisionin për Medias në Kuvend dhe me AMA.
11. REKOMANDIMI I ODIHR:
Përdorimi nga media i materialeve të prodhuara nga partitë ose autoritetet shtetërore në programet e lajmeve dhe informacionit duhet të shmanget ose të kufizohet në raste të jashtëzakonshme, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.Sa herë që transmetohen materiale të tilla, duhet të identifikohen qartësisht si përmbajtje të prodhuara nga garuesit politikë, siç kërkohet me ligj.Për shkeljet që lidhen me kërkesat e ligjit për identifikimin e materialeve të tilla, duhet të vendosen sanksione dhe duhet të zbatohen.
Autoritetet duhet të garantojnë zbatimin e duhur të Ligjit për të Drejtën e Informimit, ta dekriminalizojnë shpifjen dhe të mbështesin gazetarinë e pavarur.
Rregullat e Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës së transmetimit për garuesit zgjedhorë duhet të ndryshohen për të reduktuar avantazhin e partive kryesore parlamentare në programet editoriale dhe për të garantuar një ndarje më të drejtë të kohës për të gjitha partitë garuese.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Ekspertet e ODIHR mund te ndihmojne grupin e ekspertëve vendas me standartet dhe me formulime konkrete sipas praktikave më të mira për të implementuar këto rekomandime.
Dekrimininalizmi i shpifjes të shqyrtohet nga Komisioni i Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjore.
12. REKOMANDIMI I ODIHR:
Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të pajiset me burime të mjaftueshme materiale dhe teknike për të rritur kapacitetin e tij monitorues dhe raportues të medias.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Kodi Zgjedhor të ndryshohet duke i siguruar AMA burime njerezore dhe teknike për monitorim. AMA duhet të parashikojë kohë përpara zgjedhjeve dhe të parashtrojë në Qeveri dhe Kuvend kërkesat përkatëse për to.
13. REKOMANDIMI I ODIHR 2021/2023:
Autoritetet duhet të marrin në konsideratë ndryshimet ligjore për të zgjeruar rregulloret dhe
kufijtë e dhurimeve dhe shpenzimeve, siç janë caktuar për partitë politike, që ato të aplikohen
edhe për palët e treta.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Kodi Zgjedhor duhe te parashikojë edhe rregullat për financimin nga palë të treta të subjekteve zgjedhore. Materialet e diksutuara dhe prodhuara këto vite të fundit nga NDI për këtë lloj financimi duhet të përbëjnë bazën për hartimin e amendamenteve përkatëse në Kodin Zgjedhor.
14. REKOMANDIMI I ODIHR 2021:
Mundësia e kandidimit të liderëve të partive politike në disa zona zgjedhore duhet të rishikohet për të ruajtur parimin e barazisë.
Për të garantuar sigurinë juridike, mund të shihet mundësia e rishikimit të dispozitave në lidhje me numrin maksimal të kandidatëve në lista dhe renditjen e kandidatëve të gjinive të ndryshme.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
– Neni 67, paragrafi i tretë, fjala e dytë dhe e tretë të shqfuqizohen.
– Neni 67, paragrafi i katërt të parashikojë se emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një dhe nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar sipas rastit numer kandidatesh qe të respektojë kuoten gjinore.
15. REKOMANDIMI I ODIHR 2021:
Siç përshkruhet nga Kodi Zgjedhor, të gjitha vendimet përkatëse të lidhura me zgjedhjet, përfshirë ato në lidhje me sanksionet, duhet të rishikohen nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve dhe nga Kolegji Zgjedhor.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Në Kodi Zgjedhor duhet të sanksionohet qartë se çdo vendim i KQZ-së ankimohet dhe duhet shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor.
16. VENDIM I GJYKATËS KUSHTETUESE NR. 31, DATË 04.10.2021
Shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të fjalisë së dytë të pikës 1 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, në pjesën që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike ose nga koalicion partish politike.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
Me shfuqizmin e fjalisë së dytë e pikës 1 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor kandidati i pavaraur ka pragun natyral.
17. VENDIM I GJYKATËS KUSHTETUESE NR. 38, DATË 09.12.2022
Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.
PROPOZIMI I PARTISË SOCIALISTE:
– Shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë bëjnë rregjistrimin e adresës së banimit të tyre jashtë vendit në përputhje me ligj nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.
– Kodi Zgjedhor të ndryshohet duke përcaktuar afat kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit (psh jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025).
– Kodi Zgjedhor të përcaktojë kohën se kur KQZ fillon procedurën e rregjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(pshjo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve)
– Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohetnë tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqiperi votuesi.
– Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.
– 45 ditë para datës së zgjedhjeve dhe gjithmonë para printimit të listës përfundimtare të zgjedhësve Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civil heq nga lista e zgjedhësve në Shqipëri shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë vendit që do të votojnë jashtë Shqipërisë.
– Votimi nga jashtë vendit të bëhet nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit.
-Modalitetet e tjera për votimin e shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të rregullohen me akt nënligjor të KQZ, siç është parashikuar në Kod.