BallinaPolitikeUnioni Demokratik Euroatlantik Shqiptar Emergjencë Kombëtare!

Unioni Demokratik Euroatlantik Shqiptar Emergjencë Kombëtare!

Nga Azgan Haklaj
Unioni Demokratik Euroatlantik Shqiptar Emergjencë Kombëtare!Ujdia e non gratave me kandidatët për të marrë shumë shpejt këtë “çmim” ndëshkues si dhe të korruptuarit pa shpresë shpëtimi që së bashku janë bërë lendë e parë për fabrikën antikorrupsion me emrin SPAK jo vetëm nuk e kanë tronditur Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Bashën por po e inkurajojnë për një aksion politik me doktrinë të qartë drejt shembies së perandorisë të së keqes që po e mban peng demokracinë, po shton vjedhjen dhe korrupsionin dhe po shpopullon Shqipërinë.

Sigurisht që është e domosdoshme krijimi i një aleance të gjerë për të mbështetur doktrinën e Lulzim Bashës.

Eshtë emergjencë kombëtare themelimi i një aleance të gjërë qytetare, konfederatë, Unioni Demokratik Euroatlantik Shqiptar (UDESH), jo vetëm me forca të pakompromentuara konservatore por dhe me përsonalitete me peshë e repuatacion publik nga shoqëria civile, rrethet intelektuale dhe akademike, nga diaspora, me përfaqësues të pronarëve, unionit kombëtar studentor, shoqatave të të përndjekurve politikë etj.

Ky formacion i gjërë qytetar nuk do të këtë efekte propagandistike nominacionesh politike por një qasje reale, praktike e kontekstuale në plagët e rënda të shoqërisë shqiptare më platformë të qartë e të thjeshtë.

Luftë pa asnjë kompromis kundër korrupsionit.

Orientim i saktë e pa ekuivok në krah të aleatëve tanë stategjikë euroatlantikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.

Mbështetje sistematike dhe e pakushtëzuar për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit dhe pandeshkueshmërisë.

Reflektim ndaj kërkesave të OSBE-ODHIR për zgjedhje të lira dhe të pandikuara nga makina shtetrore e manipulimit, shantazhit dhe intimidimit.

Lista të hapura kombëtare të partive dhe kualicioneve politike.

Barazi e votës, që realizohet nga Shqipëria një zonë zgjedhore.

Votim dhe numerim elektronik i votave.

Mundësimi real i votës së diasporës.

Përmbushje e detyrimeve që kërkon integrimi në bashkimin europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular