BallinaKronikeEMRI/Pas prangosjes së drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, urdhër arrest dhe për...

EMRI/Pas prangosjes së drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, urdhër arrest dhe për një biznesmen

Pas prangosjes së Kreut të ARRSH, Evis Berberi, lëshohet urdhër-arrest dhe për biznesmenin Valter Begaj,

Kujtojmë se kreu i ARRSH-së, Berberi është arrestuar mbrëmë, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Mësohet se kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.

Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.

“Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte  mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave. Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, tha Klodiana Lala.

Po ashtu agjentët e BKH dhe SPAK kanë ushtruar kontrolle në banesën e e drejtorit të ARRSH-së ku i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve në banes, iu janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.

Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular