BallinaOP EDLutja-Një “Spirancë” për njeriun larg/Nga Shefqet Meko

Lutja-Një “Spirancë” për njeriun larg/Nga Shefqet Meko

Nga Shefqet Meko
-E mira shqiptare: Njeriu për Njeriun-

Është e vërtetë: Në Shqipëri mbase nuk ke shumë gjëra, por ke Njeriun:Familjen e tende dhe përtej, miq, shokë, të njohur kolegë. Larg Shqipërisë ke veten dhe “Trungun Tënd” e fare pak ose askënd tjetër si në Shqipëri. Kështu po mendoja kur një miku im është përballë një ndërhyrje kirurgjikale. Nga larg e mora në telefon. Dëgjova në sfond plot zëra. “Është mes njerëzve…” mendova dhe më shpëtuan lot. Do kisha dëshirë edhe unë të isha aty me ta, duke i dhënë kurajo mikut tim të veçantë. Nuk jam dhe nuk mundem. Ndaj nga larg i thashë : “Je në lutjet e mia miku im…Në lutjet e mia…”. Nuk di se çfarë pëshpërita, mbase lutja ishte krijuar instiktivisht brënda meje dhe më shpëtuan lot. I kapërdiva në heshtje. Ishte një ngashërim i brendshëm.“You are on my prayers…” u përsërit në trurin tim anglisht.

Lutja ishte kthyer në “spirancë” me një inkadeshencë të brendshme, gati përveluese. Me erdhën në mendje sa e sa lutje njerëzore në atë çast që u kapërdiva. Kujtova miliona, miliarda lutje, fytyra si harta dhimbje larg, në humbëtira të globit, me imagjinatë sysh tek familjet. Kujtova kur lutja ishte e shurdhër, me veten tënde, pa dëgjuar kush.Shekujt e ikur. Kujtova emigrantët shqiptarë të tretur në largesi shekullin që iku, shekullin më parë. Si e kanë përballuar? Si janë kapërdirë në lot, si unë sot?…Si? Si mposhtën largësinë enigmë?… “Si ty, me lutje dhe lot…Pa mundur të “trokisnin” aty ku deshën. Në distancë, në humbje duke parë lutjet si spirancë e se nesërmes në oqeanet me lot njeriu. A e di se loti njerëzor ka krijuar dhe krijon “oqeane” që nuk i sheh kush, nuk i dhimbet kujt sepse njeriu ka humbur nervin e ndjesisë.E ka humbur…

Lutja e njeriut. Nuk është thjesht Lutje tek Zoti. Është përtej dhe më shumë. Është therje dashurie për jetën si Gjëja e Pavdekshme që Njeriu nuk e kupton dot. Jo. Ndaj është kthyer në vrastar me “nerva akull”…

“Je në lutjet e mia…” “ Po lutem për ty…” Dhe ngashërimi vijon edhe pse nuk besoj si bestimari që ka “triskën” e Zotit. Unë nuk kam një “triskë” të tillë. Kam ca lotë shprese.

Shefqet Meko

Minneapolis, 13 Mars 2024

Shkruar një ditë para Ditës së Verës Shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular