BallinaAktualitetArian Çani: Pakti ideal i Berishës me Ramën nëse ai do t’i...

Arian Çani: Pakti ideal i Berishës me Ramën nëse ai do t’i shkelte syrin gjykatës

Gazetari i emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çani është shprehur se nëse opozita ka marrë vetëm dy komisione nga pakti me PS dhe kryeministrin Edi Rama, kjo sipas tij, është shumë pak për të lënë betejën në Parlament.

Çani shprehet se pakti ideal do të ishte nëse Rama dilte publikisht dhe t’i thoshte “Rithemelimit” se vula e PD u takon atyre dhe t’i “shkelte syrin” gjykatës, me qëllim që ata t’ia jepnin këtë të drejtë pjesës më të madhe të opozitës. Ai tha gjithashtu se beteja e opozitës në Parlament dhe zhurma që ata kanë bërë gjatë kësaj kohe, e shqetëson kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët.

“Duket sikur kanë fituar vetëm dy komisione hetimore parlamentare. Unë jam për marrëveshjet. Çfarë “lodre” keni i thashë dikujt nga opozita, që Rama ka nevojë ta marrë. Rama del në pazar dhe i pëlqen një “lodër”. Çfarë “lodre” keni ju i thashë? S’më ktheu përgjigje. Në parim unë jam pro negociatës. Të gjithë këta që thonë u shitët te Rama, janë budallëqe.

Problemi është çfarë ka marrë “Rithemelimi” që e la betejën në Parlament. Ajo beteja, ose ajo zhurma, Ramën e shqetëson. Edhe ndërkombëtarët janë të detyruar të thonë ore gjeni një gjuhë tani se latë nam. Nëse këta lanë këtë dhe nuk kanë marrë asgjë, janë naivë.

Unë do e kuptoja për shembull nëse Rama do thoshte “ok”, mjaft me sherre, ecim para, ju e meritoni vulën dhe “të shkelte syrin” me shpresën se gjykata pa qenë nevoja t’ia thotë Ramsesi do t’i jepte vulën. Nëse do i jepnin komisionet dhe vulën atëherë “ok”.

Zyrtarisht është Berisha kryetar i PD. Nëse gringot kanë vendosur që të ketë marrëdhënie me Rithemelimin, megjithëse kryetar është Berisha, por të mos e kenë me atë por me pjesën tjetër, për mua është lajm i mirë”, – tha Çani në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular