Duket se Lacio e ka gjetur zëvendësuesin e Sarrit dhe bëhet fjalë për ish-futbollistin e Juventusit, Igor Tudor.
Kroati, i cili disa muaj më parë e mbylli me Marsejën, është gati të rikthehet në Itali, teksa pritet të prezantohet së shpejti te Lacio.
Ai mund të ulet në stol javën e ardhshme dhe do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me bardhekaltrit, me të drejtën e rinovimit për një vit
Kështu për Elseid Hysajn do të vijë një trajner i ri në skuadër, me mbrojtësin shqiptar që pret të ketë më shumë minuta në këmbë.
PANORAMASPORT.AL