BallinaKronikeAksident i rëndë në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Aksident i rëndë në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e disa personave ka ndodhur në Tepelenë pasditen e së dielës. Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve në bypassin e Tepelenës.

Një prej makinave ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në krahun e kundërt.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon pëf zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË TEPELENË:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.   Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular