BallinaEkonomiFITUESIT/U finalizua sot finalja kombëtare e Kuizit të Parasë 2024. U regjistruan...

FITUESIT/U finalizua sot finalja kombëtare e Kuizit të Parasë 2024. U regjistruan 1010 nxënës nga 98 shkolla

Finalizuam sot finaljen kombëtare të Kuizit të Parasë 2024, një bashkëpunim i suksesshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) me 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ dhe me mbështetjen e 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬ë 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 dhe 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐞𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐯𝐞 (𝐀𝐒𝐃).👏🏻

Këtë vit u regjistruan 1010 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 98 shkolla nga i gjithë vendi, të cilët konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!.

Para fillimit të lojës, nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga z. 𝐆𝐞𝐧𝐜𝐢 𝐌𝐚𝐦𝐚𝐧𝐢, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. 𝐀𝐥𝐭𝐢𝐧 𝐓𝐚𝐧𝐤𝐮, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, dhe z. 𝐒𝐩𝐢𝐫𝐨 𝐁𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së.

Në përfundim të Kuizit, ekipet fituese u renditën si më poshtë:

🔸Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2024 është nga shkolla 9-vjeçare “𝐈𝐦𝐞𝐥𝐝𝐚 𝐋𝐚𝐦𝐛𝐞𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës së 8-të: Edea Blaceri dhe Martin Leci.

🔸Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “𝐒𝐨𝐭𝐢𝐫 𝐆𝐮𝐫𝐫𝐚“në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 9-të: Grejsi Spaho dhe Gabriela Gazi.

🔸Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “𝐈𝐦𝐞𝐥𝐝𝐚 𝐋𝐚𝐦𝐛𝐞𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 8-të: Alen Madhi dhe Joel Mima.

Një falënderim të veçantë për mësuesit z. Albin Malelli dhe znj. Mitiana Trungu, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për interesin e tyre, angazhimin dhe kontributin në realizimin me sukses edhe për këtë vit të këtij konkursi!🤝

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular