BallinaOP ED"Janusi" dypolar i politikes shqiptare/Nga Enriketa Papa

“Janusi” dypolar i politikes shqiptare/Nga Enriketa Papa

Nga Enriketa Papa
“𝐉𝐚𝐧𝐮𝐬𝐢” 𝐝𝐲𝐩𝐨𝐥𝐚𝐫 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞.

Politika ne Shqiperi vijon te karakterizohet nga nje polarizim i tejskajshem i saj dhe regresi i demokracise.

Sipas “Economist Democracy Index” nje shtet konsiderohet te jete demokraci, kur indeksi leviz midis 8-10 pikeve. Ne rastin e Shqiperise me 2023, ky indeks u ul ne 6.28 pike, duke e renditur vendin si “demokraci jo funksionale”. Indeksi ka pese kategori qe nje shtet duhet te plotesoje, per te qene demokratik: sistemi politik pluralist me zgjedhje, pjesemarrja politike, kultura e politikes dhe te drejtat civile.

Perkeqesimi i Shqiperise ne nivelin e demokracise vjen dhe si pasoje e polarizimit te skajshem dhe te kultures politike ne te qe ne keto 33 vjet post-komunizem, ende vijon te plluskoje midis deshires se qytetareve per konsolidim te demokracise, dhe prirjeve te politikaneve autoritarist per te cunguar demokracine.

Pas renies se Murit te Berlinit dhe efektit domino te tij ne Europen Lindore, G. Schöpflin, paralajmeroi mbi efektin e trashegimise komuniste si penguese e konsolidimit te demokracise dhe te shtetit te se drejtes. Trashegimia komuniste ndikoi qe ne Shqiperi aspirata per demokratizim te vendit dhe shtetin ligjor te karakterizoheshin, nder te tjera, edhe nga lufta e ashper dhe konflikti permanent politik, i qeverise me opoziten dhe imponimi ne fushen e veprimit politik te liderve te forte dhe here-here karizmatik.

Sot, me 2024, vendi qartazi po rreshqet drejt demokracise hibride. Te rinjte po largohen, qytetet jane zbrazur, elektorati eshte rrudhur dhe integrimi europian eshte kthyer ne nje proces burokratik dhe i besdisshem per qeverine, aq sa kryeministri nuk perton ta ironizoje me batutat e tij ne qarqet elitare, si brenda dhe jashte vendit.

Regresi i demokracise ka ecur paralel me rritjen e polarizimit te perplasjes politike dhe instrumentalizimit dhe shtremberimit te vullnetit elektoral te zgjedhesve permes skemave te mashtrimit dhe nderhyrjes se institucioneve shteterore ne favor te konsolidimit te pushtetit. Shqiperia po i ngjan me shume te ashtuquajtures “demokraci potemkinase”, nje shtet demokratik fasade. Perkundrejt ketij “shteti Potemkin”, trashegimia komuniste dhe vijimi i modelit te polarizimit te vijueshem politik, po ndikojne fort ne jetegjatesine e tij. Sot, si kryeministri Rama, si ish kryeministri Berisha, po ju veteimponohen shqiptareve si te vetmit lojtar te fuqishem ne politike.

Berisha pavaresisht percaktimit nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe qe prej 2021, si dhe Rama, po instrumentalizojne fushen e politikes, duke nxitur konfrontimin politik dhe dominimin e sistemit politik qe krijuan te dy, pas Marreveshjes se 2008, qe ndryshoi kushtetuten, prishi “check and balance” se pushtetit dhe imponoi kryetarokracine partiake dhe fuqizoi ekstremisht pushtetin e kryeministrit.

Ky sistem i pushtetit te tyre karakterizohet nga modeli i Janusit, perendise romake te kontrasteve, te fillimit dhe te mbarimit, te se kaluares dhe te ardhmes, nepermjet misherimit tek e njejta perendi, por me dy fytyra, te plakut dhe te riut.

Nese demokracia nenkupton artikulimin dhe promovimin e vlerave politike, kerkesave te qytetareve per progres, mireqenie, si dhe aplikimin e politikave zhvillimore per t’i permbushur keto kerkesa, modeli i Janusit, i misheruar tek bashkepunimi Berisha-Rama, eshte kthyer ne problem per konsolidimin e demokracise. Modeli i Janusit kanos dhe synon qe permes polarizimit permanent fusha e aksionit politik te reduktohet ne nje sistem dy-partiak, duke goditur dhe nxjerre jashte politikes identitetet e tjera politike, qe i besdisin dhe cenojne dominimin e sistemit te pushtetit nga dyshja politike.

“Janusi Berisha-Rama” u imponojne paleve te treta t’u rreshtohen formacioneve te tyre, ndryshe do jene target i agresivitetit, linçimit dhe i pergojimit banal politik, duke i konsideruar armiq.

Ku model i polarizimit permanent kerkon bashkepunim mes dy paleve per te dominuar sistemin. Te dy jane te gatshem te bashkepunojne edhe nepermjet te “berit opozite” njeri-tjetrit, per aq sa ju leverdis per te qene te vetmit lojtar ne dominimin e fushes politike. Kesisoj, konsensusi dypolar nuk perben problem per ta, pavaresisht epitetimeve folklorike te ndersjellta dhe konsiderimit “armiq” me njeri-tjetrin.

Te dy polet, duan gjunjezimin e te treteve, kerkojne bashkepunim reciprok dhe pragmatist, per te goditur faktoret politik o te drejtesise, qe cenojne pushtetin e tyre, duke nxitur politika dhe veprime qe shkermoqin Akordin dypalesh te 2008, tashme te rinovuar, me 15 Mars 2023.

Marreveshja e re Berisha-Rama, nen petkun e zbatueshmerise se te drejtes kushtetuese te deputeteve per komisione parlamentare, nje e drejte legjitime, per aq sa nuk keqperdoret si leve katapultimi ne vendim-marrje politike dhe regresive, duket qarte, se ka qellim kontrollin e sistemit dhe te pandeshkueshmerise.

Te dy palet po bashkepunojne per iniciativa kundra drejtesise se re, SPAK, BKH, GJKKO, me gjoja ngritje grupesh pune per gjetje alternativash dialoguese per “reforma kufizuese” qe kerkojne 3/5 e votave per t’u legjitimuar, dhe kufizuar me pas mandatet dhe veprimtarine e organeve te drejtesise se re.

Marreveshja e re Berisha-Rama permes “phonies” te tyre ne parti dhe ne parlament, synon eleminimin e kundershtareve, forcimin e modelit te tyre polarizues ne Shqiperi, duke dominuar pushtetin.

Ky eshte nje dominim bipolar per hegjemoni ne politiken shqiptare te dy lidereve autokrat. Kesisoj permes “dialogut ne diversitet”, njeri gjen shtigje per t’i shpetuar drejtesise, tjetri vijon i qete ne rrugen e tij per mandatin e katert.

Ky model autokrat pushteti rrezikon te ardhmen e vendit dhe kthimin e Shqiperise ne nje vend gjysem-autoritarist. Modeli i Janusit i lejon autokrateve te imponojne vijimin e nje sistem politik ne konflikt te perhershem brenda vendit, dhe te “negociojne” jashte vendit, simpatite e perendimoreve per tolerim te “andrrallave dhe konfliktit politik” brenda Shqiperise qe nuk ka perjetuar ndonjehere demokraci, per aq kohe sa stabilitet politik rajonal, garantohet nga “buonsensi dhe humori hokatar” i kryeministrit me qarqet nderkombetare.

Ne nje rajon, si Ballkani Perendimor ku destabiliteti politik mund te ndodhe nga çasti ne çast, nuk mendon kush, qe pushteti mund te goditet apo kriset nga jashte.

Perkundrazi, nese ka nje moment historik, ne te cilin forcat e treta duhet te insistojne dhe te veprojne per te shpetuar demokracine, per t’u dhene shqiptareve mundesine e qarkullimit te elitave politike, per t’u mundesuar realizimin e vullnetit te tyre elektoral dhe aspirates per t’u integruar dhe ndjere te barabarte me shtetasit europian, eshte ky!

Sot emergjente per shqiptaret eshte garantimi i nje sistemi zgjedhor qe mundeson respektimin e votes, dhe jo shtremberimin e saj. Nese shqiptaret kerkojne qarkullim te elitave politike, por sistemi zgjedhor nuk ua garanton kete liri zgjedhjeje, atehere kot qe behen zgjedhje, pasi vetem demokratike nuk do te jene.

Zgjedhje demokratike me kete sistem elektoral nuk ka se si te ndodhin. Ato do te vijojne te karakterizohen nga pabarazia e votes; nga diskriminimi i votuesve, me diasporen te filtruar dhe te reduktuar nga pushteti ne vetem 15000-20000 votues; nga tejzgjatja e stermundimshme e numerimit manual perkundrejt atij elektronik, qe i lene shteg manipulimit te fletes se votimit nga numeruesit politik o te administrates publike; nga copezimi i Shqiperise ne 12 rajone ne kurriz te barazise se votes te shperndare njesoj ne gjithe vendin. Se fundmi, procesi zgjedhor do te karakterizohet edhe nga pjesemarrja e elektoratit te reduktuar per shkak edhe te dominimit bipolar politik dhe emigrimit masiv, por edhe nga nje elektorat i mikluar, i shantazhuar nga pushteti.

Zgjedhjet do te certifikohen nga organizatat nderkombetare, duke shenuar si perhere disa verejtje dhe sugjerime per te permisuar zgjedhjet e ardhshme te 2029.

Prognosa politike do te jete ajo e vijimit te modelit te polarizimit permanent, qe ju leverdis dypoleshit politik, qe do te kete eleminuar “te tretet” dhe do te cimentoje autokracine dhe opozitokracine fasade, me disa phonies ne kuvend, qe do legjitimojne demokracine potemkinase te Rames dhe PS.

Shpetimi i demokracise ne Shqiperi eshte emergjenca kryesore, per t’u garantuar shqiptareve nje jete jo te kontrolluar nga arroganca dhe presioni politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular