BallinaLifestyleHeidi përzgjidhet lidere e shtëpisë, çon tre vajza me Ledjonën në nominim:...

Heidi përzgjidhet lidere e shtëpisë, çon tre vajza me Ledjonën në nominim: Preferoj t’i kem armiqt hapur!

Heidi është zgjedhur nga publiku si liderja e shtëpisë për këtë javë. Si e tillë ajo kishte gjithashtu barrën e përgjegjësisë për të çuar në nominim krahas Ledjonës edhe 3 banorë të tjerë.

Tepër e emocionuar dhe e ekzaltuar për përzgjedhjen e publikut, Heidi ka vijuar në dhomën e rrëfimit për të nominuar tre emra dhe tre arsye. Nisur nga situatat e fundit të krijuara në shtëpi, Heidi ka nominuar Françeskën, Vesën dhe Rozën, duke shtuar se preferon t’i ketë armiqt hapur dhe se tre personat e sipërpërmendur janë nga ato që të lëndojnë në momentin më të rëndë dhe pa respekt fare.

“Unë nga kjo situatë kuptoj shumë gjëra dhe dua të vazhdojë me linjën time ku nuk shoh lojë, por më shumë ndjenja. Ditët e fundit kam pasur momente shumë të rënda ku ca njerëz, të cilët nuk kanë pasur fare njerzëllik ndaj meje dhe më kanë fyer shumë.

Françeska – unë isha shumë keq para ca ditësh dhe vazhdonte provokimet në grup me vajzat, duke më thënë je vetëm.

Vesa – së fundmi ka qenë njeriu që më është kthyer kundër me një fytyrë që nuk ishte më e saj. Në një moment që unë isha shumë e lënduar më tha hesht, “mos fol ti”.

Roza- për shkak të debateve të më herëshme. Unë gjithmon i vë gishtin vetes, gjithmon kam dyshime te vetja dhe këto ditë kam ndenjur e heshtur. Por kam filluar t’i shoh gjërat me sy tjetër. Unë kam krijuar ca armiq këto kohët e fundit dhe preferoj që ata ti kem hapur, jo të fshehur sepse ata të fshehurit janë më tepër të rrezikshëm. Këto të treja të lëndojnë në momentin më të rëndë dhe pa respekt fare”- tha Heidi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular