Shqiperi do të përballet në miqësoren e parë me Kilin nesër në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmas.
Interesimi për të parë Kombëtaren ka qenë shumë i lartë nga tifozët kuqezinj. Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët dhe favorit për këtë sfidë janë amerikano latinët.
Një fitore e mundshme e kuqezinjve kuotohet me koeficientin 3.00, ndërsa një fitore e mundshme e Kilit kuotohet me koeficientin 2.38. Një barazim i mundshëm mes dy përfaqësueseve vlerësohet me koeficientin 3.25.
