Një autobus ka marrë flakë në autostradën Elbasan-Tiranë. Fatmirësisht në momentin e zjarrit në autobus nuk ka pasur pasagjerë, ndërsa shoferi ka shpëtuar pa lëndime.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e djegies së autobusit, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.