Partia Demokratike e Durrësit ka zgjedhur sot strukturat e reja drejtuese, si dhe kryetarin e saj të ri. Jonuz Myshketa – nga Kuvendi Zgjedhor – është zgjedhur kryetari i ri i PD-së së Durrësit.

Në proçesin e riorganizimit dhe të reformimit të partisë, i pranishëm ishte edhe kryedemokrati, Lulzim Basha, nën drejtimin e të cilit PD, si forca e vetme opozitare pro Euroatlantike premton të ringrihet për t’u kthyer në një forcë qeverisëse pas zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Postimi i Bashës:
Urime të përzemërta për demokratët e Durrësit, anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e zgjedhur Jonuz Myshketa – nga Kuvendi Zgjedhor, falë të cilëve kjo degë ringrihet sot më e fortë dhe më e sigurt se dje.
Kemi nisur një betejë jo për karriget, por për t’u ofruar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre nëpërmjet listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik, mundësisë së votës së diasporës dhe Shqipërisë një zonë zgjedhore.
Nuk është aspak e lehtë, por do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!
