BallinaEkonomiWIZZ AIR, kompania e parë që përdor teknologjinë Mate Suite dhe VPT...

WIZZ AIR, kompania e parë që përdor teknologjinë Mate Suite dhe VPT për trajnimin e pilotëve

spot_img
spot_img

Wizz Air prezanton dy mjete të reja të trajnimit të pilotëve – teknologjinë Virtual Procedure Trainer (VPT) dhe Mobile Airbus Training experience (MATe)

Shqipëri, 21 mars 2024: Wizz Air, kompania udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja ajrore më e qëndrueshme në nivel botëror, është linja ajrore e parë që prezanton paketën Mobile Airbus Training (MATe) dhe teknologjinë Virtual Procedure Trainer (VPT) për trajnimin e pilotëve.

Integrimi i këtyre dy teknologjive në qendrën e trajnimit në Budapest do të ndihmojë pilotët që janë në fazat e para të përgatitjes së tyre përmes karakteristikave të kombinuara të MATe dhe Virtual Procedure Trainer. MATe është një platformë e bazuar në shërbimet e resë kompjuterike me trajnime dhe provime online ndërsa Virtual Procedure Trainer është një softuer novator që mundëson pilotët në trajnim të zhyten në një botë virtuale, ku mund të stërviten në një kabinë të avionëve Airbus dhe të njihen me të gjitha karakteristikat dhe procedurat përkatëse. Ky mjet i Realitetit Virtual (VR) dhe programi A320 Type Transition Course (bazuar në përdorimin e MATe) janë miratuar nga Autoriteti Hungarez i Aviacionit Civil. Ky program novator do të mundësojë kompaninë Wizz Air t’i trajnojw pilotët në standardet më të larta të vendosura dhe miratuara nga Organizata e Trajnimit të linjës ajrore (ATO)

Kjo mënyrë e re e trajnimit, e mundësuar nga mjetet e Realitetit Virtual është prezantuar për herë të parë në qendrën e trajnimit të Wizz Air në Budapest më 20 mars.

Wizz Air hapi qendrën e parë të trajnimit në Budapest në vitin 2013 me një Simulator Fluturimi A320 dhe klasat e mësimit të pilotëve. Që atëherë, linja ajrore ka hapur një qendër të re trajnimi në Budapest në vitin 2018 dhe do të hapë një të re në Romë këtë vit. Qendrat e trajnimit janë të pajisura me tre Simulatorë Fluturimi Airbus A320, Simulatorë me bazë fikse A320, Trajnerë të Evakuimi të Kabinës dhe Trajnerët në rast zjarri. Mjetet e trajnimit VR të prezantura nga kompania Airbus janë risitë më të fundit që u janë shtuar qendrës së trajnimit të Wizz Air në Budapest

Ndërsa Wizz Air është gjithmonë drejt rritjet, linja ajrore planifikon të trajnojë 4000 persona të rinj që do të bëhen pjesë e ekuipazhit si dhe do të marrë 300 avionë A321neo dhe A321XLR deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivat e saj.

Attila Tóvári, Drejtuese e  ATO-s në Wizz Air tha: “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe mirënjohës që kemi bashkëpunuar me Airbus për të krijuar këtë mjet VR, i cili ka marrë miratimin e Autoritetit tw Aviacionit Civil (AAC) për programin e ri të trajnimit. Kjo teknologji udhëheqëse në treg jo vetëm që do të revolucionarizojë mënyrën se si ne e trajnojmë stafin tonë, por do të ketë ndikim në të gjithë industrinë. 

“Ne kujdesemi shumë për ekuipazhet tona të fluturimit dhe investojmë në teknologjinë më të mirë për të arritur standardet më të larta dhe më të sigurta të trajnimit në treg. Ekuipazhet tona janë fytyra e linjës ajrore për pasagjerët tanë dhe ne besojmë se këto mjete të reja do t’u mundësojnë atyre të kujdesen për fluturimin në standardet më të larta.”

Charbel Youzkatli, Drejtues  i Shërbimeve Tregtare në Evropë në Airbus, tha:

“Ne jemi të kënaqur që kemi Wizz Air klientin e parë që përdor këtë risi të trajnimit të pilotëve me mjetet VR të drejtuara nga Airbus, MATE Suite dhe VPT. Këto mënyra do të kontribuojnë në mënyrë aktive në fushën e trajnimit dixhital të pilotëve në qendrën e Wizz Air. MATe dhe VPT u ofrojnë pilotëve një përvojë gjithëpërfshirëse dhe një trajnim më fleksibël dhe efikas. Ky konfigurim gjithashtu lejon optimizimin e kursit të përgjithshëm duke ruajtur standardet më të larta të trajnimit të Airbus.”

FUND

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 205 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

Për më shumë informacion:

V+O Communication Albania: [email protected] 

https://lh7-us.googleusercontent.com/A8xen4J2zT-AZwdrQOp6inQhiSNh9r5eKtzQkUJB_khgIS2QZlwKFrUZjrtBUaef2KozL2JJTE8aaH-WMoka6L7iOqE0KMue7HhqRNXcp_tmwjb0yCg7yKz0tv5Zjj2vjI4pw89nNs3GwaAKjKlr9g Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

https://lh7-us.googleusercontent.com/xTglVlL1PjPk0Pfl1zNmIG7IkL9sqdZseTUHbal_1DQPcuo3IrmmvyENu1mN7s2Y9OTLgl_o2HU_qSasVI3aRSZARyA_bWWwSH2-S6ox5XxmPBQbStn_NsCu2yOnLxhkEkNjWTiKahw5xlN8-0Nu9g Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

https://lh7-us.googleusercontent.com/R5Y-rWcrr8jbgfOoz73-yjGwY7Yh6-KRtXpL8JKh2wQLGnmeNQH8lKBYvQVvAmzUTRZKLsi6f1vgqx-mt-9apNjSlaBzsKId1qrZ3XA0c_VPRwaiNLctq5zVqlmxZJuknvBlH5fGtc2FLJxu5IVITA Na ndiqni në Twitter: @Wizzair

https://lh7-us.googleusercontent.com/vvf1rZ4H0EQ_0l36hcQ8EGKqxd6sI95TVhPWhhc11XZdr87n1XR_OH37WFUr5rTC4IePdsIcD0hq01pKjZ3adBg_W3QDd9iiPe_a6oygl46aBYdXy23zWCF3fooa5pNdhKgxud2z3HcT_I3Q5oR_cA Na ndiqni në TikTok @Wizzair

Shënim për redaktorët:

  • Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
  • Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
  • https://Wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
  • Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update  
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular