Sot doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese Toena libri monografik kushtuar dëshmorit të kombit INDRIT CARA (ushtar Kavaja) që ra heroikisht për lirinë e Kosovës.
Sponsor i Librit Alb edil srl Trento me pronar Gentian Shero.
Suksese profesor. Lavdi veprës së Indrit Carës.
Kush ishte Indrit Cara?
Më 31 mars është përvjetori i 25 i rënies dëshmor Indrit Cara ra në fushëbetejë duke luftuar kundër forcave genocide serbe të Sllobodan Millosheviç, më 31 mars 1999. Ai sot është Heroi i Shqipërisë
Ish-ushtaraku 22-vjecar nga Kavaja, i shkollës “Skënderbej” në Tiranë, ishte ai që nuk duroi dot shtypjen dhe dhunën ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, prandaj la ëndrrën e emigracionit e nga Anglia erdhi në Shqipëri, kaloi kufirin dhe iu bashkua luftëtarëve të lirisë të UÇK, me të cilët dha jetën. Indrit Cara lindi qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971. Ai kreu ish shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” ne Tiranë dhe e mbaroi atë me rezultate te shkëlqyera me 30 qershor 1989. Ai jetonte ne Londer kur ne vitin 1999 kur pas ilustrimit të dhunës ushtarake serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, ai bashke me disa aktivistë të tjerë kosovarë, morën rrugën për t’u bashkuar me përpjekjen e lirisë. Cara zbriti në aeroportin e Rinasit dhe më pas ndaloi në Kavaje te takonte familjen e ti sa për tu çmallur. Te nesërmen ne mëngjes u nis për ne Kosove për ne majën e Pashtrikut. Si ushtarak me eksperience ai mësonte e stërviste luftëtarët e rinj të UÇK. Në mars 1999 në fashtin Pecan te komunës së Suharekës në Gallush, ai vihet në ballë të fronit ndërsa serbet gjuanin pa pushim me altileri të rende dhe atij as qe i trembej syri. Indriti dinte me saktësi e dinte se ku binte predha e armikut, edhe pse luftimet ishin shumë te ashpra pasi serbi ishte tërbuar dhe kërkonte me çdo kusht ta thyente atë pike. Aty ra heroikisht shqiptari kavajas Indrit Cara, per mos tu harruar kurrë nga mendjet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ra heroikisht për lirinë e Kosovës, del libri kushtuar dëshmorit të kombit INDRIT CARA (ushtar Kavaja)
RELATED ARTICLES