BallinaAktualitetEMRAT/Kush janë zyrtarët e tjerë që u arrestuan bashkë me kryebashkiakun e...

EMRAT/Kush janë zyrtarët e tjerë që u arrestuan bashkë me kryebashkiakun e Himarës

spot_img
spot_img

Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Garo, është arrestuar me vendim gjykate bashkë me 4 zyrtarë të tjerë këtë të shtunë.

Euronews Albania mëson se bashkë me Goron u arrestua dhe shtetasi Stavri Mëhilli i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” u lanë shtetasit: Jerasimo Bashi, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës. Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK-së Vlorë, si dhe Vezir Gjikoka jurist pranë Kadastrës së Vlorës.

Arrestimi i Goros vjen pasi kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Kryebashkiaku i Himarës akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë,

Nderkohë që më herët SPAK ka sekuetruar siperfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular