BallinaSportMiqësorja ndaj Suedisë, ja sa tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm...

Miqësorja ndaj Suedisë, ja sa tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në stadium

Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024. Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar. 

Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta. 

Plot 3 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë, teksa ky numër me shumë gjasa do të rritet ditën e ndeshjes.  

Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy kombëtareve. 

Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë kanë fituar vetëm 1 herë. Bëhet fjalë për miqësoren e vitit 2004 me rezultatin 2-1, falë golave të Skelës dhe Aliajt.   PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular