BallinaSportNga Balliu, te Hoxha e Broja titullarë. Silvinjo bën gati ndryshime drastike...

Nga Balliu, te Hoxha e Broja titullarë. Silvinjo bën gati ndryshime drastike në formacion

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po planifikon që të bëjë ndryshime të mëdha në radhët e ekipit për ndeshjen ndaj Suedisë, duke bërë lëvizje në çdo repart.

Kthimi i Berishës në portë është i pritshëm, ndërsa në mbrojtje parashikohet të ketë lëvizje me Balliun titullar në të djathtën e ndoshta edhe me aktivizimin e Kumbullës në qendër, duke qenë i ndërgjegjshëm që trajneri nuk do të ketë më kohë në dispozicion për të parë të dy futbollistët në veprim.

Edhe në mesfushë parashikohen lëvizje, me Muçin që është provuar në stërvitjen e fundit në vendin e Bajramit, me të cilin duket se do të ketë rokadë për sa kohë është Silvinjo në stolin kuqezi.

Edhe sulmi pritet të ketë ndryshime të mëdha, pasi trajnerin do të provojë Brojën tashmë si titullar, ashtu si edhe Hoxhën, dy lojtarë të cilët kërkojnë një biletë në listën e Europianit dhe do të kenë mundësinë përballë skandinavëve të tregojnë vlerat e tyre.

Një Shqipëri ndryshe në emra nga ajo me Kilin dhe që pritet të jetë ndryshe edhe në paraqitje, duke marrë parasysh provën pa shumë ngjyrë që dhuruan kuqezinjtë në fushën e lojës të premten.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular