E godasin me shkelma, grushte e karrige, menaxheri i lokalit dhe 4 klientë dhunojnë brutalisht kamerierin 17-vjeçar! Adoleshenti përfundon në spital

0
141

Një kamerier 17-vjeç dyshohet se është dhunuar brutalisht nga menaxheri i lokalit dhe katër klientë pak pas mesnatës (26 mars) në ambientet e tij të punës në qendër të qytetit të Beralit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:45 minuta ku adoleshenti raportohet se është goditur me grushte, shkelma e karrige dhe ka marrë plagë të shumta. 17-vjeçari me iniciale B.D, është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa gjatë sherrit, të tmerruar, klientët janë larguar me vrap nga ambientet e lokalit. Ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, apo identiteti i autorëve.

Në polici raportohet se janë shoqëruar rreth 12 persona, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të dhunës brutale ndaj adoleshentit, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbulimin e shkakut të ngjarjes efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë.