BallinaSportKushta shpërthen ndaj administratorit të Flamurtarit: Po e shkatërron klubin, gënjen edhe...

Kushta shpërthen ndaj administratorit të Flamurtarit: Po e shkatërron klubin, gënjen edhe për Ramazan

Kushta shpërthen ndaj administratorit të Flamurtarit: Po e shkatërron klubin, gënjen edhe për Ramazan

Legjenda e Flamurtarit Sokol Kushta ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në facebook ku akuzon administratorin e klubit Sinan Idrizin se po e shkatërron Flamurtarin.

https://a12c63a33e2b370d32fc536f05d622d6.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Në shkrimin e bërë në facebook, Kushta duke e cilësuar Idrizin si të paaftë, tha se paaftësinë e tij mundohet t’a mbulojë duke ia faturuar Federatës Shqiptare të Futbollit.

Reagimi i plotë i Sokol Kushtës:

Kur fillon mëngjesi me gënjeshtra në gazeta …..une se dija që Sinani qe dhe gënjeshtar , por e mora vesh sot. E di që në futboll është i paaftë, po gënjeshtar kuurrrrrë.Une nuk kam marrë asnjëherë pjesë qe nga 2008 te asnjë bashkëpunim te Flamurtari pasi kisha punët e mija private dhe kurr nuk kam kërkuar asnje post. Kur erdhi Sinani jo e jooooo se e njifja mirë deri në 1993..kurrëëë nuk i kam kërkuar kryetarit të kaluar të marr ekipin, kurrrë ,,pasi nuk kisha komunikim fare për 4 vjet. I kam dalë në krah Sinanit në këshillin bashkiak për të vazhduar te Flamurtari pasi investonte , deri sa te merrte pjesë në ankande, por ky gjithmonë s’donte ankande. Kam marrë vërejtjet nga i gjithë populli i Vlores per këtë njeri , që shkatërroi Flamurtarin dhe mundohet gjithmonë të implikoj federatën dhe Armandon për paaftësinë e tij, në një kohë qe ka 3 herë që e voton me 2 duar për president Armandon…Dhe më implikon mua, me gënjeshtra dhe mashtrime te prishi imazhin tim. Kur mori vesh që kryetari i ri i bashkisë federata dhe unë do financonin për te bërë nje qendër sportive, po bën cdo gjë negative kundër meje. Ky person do pyllin e Sodës per interesat e tija, kurse une po marr një fushë me plehra dhe po investoj leket e mija me qëllim kthimin ne nje qendër rinore per shkollat,femijet e Vlores te cilet s’kane asnje ambient sportiv. Megjithate une i bej thirrje dhe këshillit bashkiak pjesë e te cilit jam , ti kthej përgjigjen e merituar Sinanit, pasi vendimet i marim unanim, pasi une perfaqesoi nje qytet që për këtë person nuk flet asnje njeri mire. Sinan, sa më shumë servila dëgjon aq më shumë delirant po bëhesh. Merru me Flamurtarin dhe jo me llafe rrugësh. Isha betuar qe s’do replikoja, por ky njeri as për Ramazan nuk rri pa gënjyer..

Reagimi i Kushtës në facebook

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular