BallinaEkonomiEnergjia, nis investimi 13 mln euro në Vorë-Kamëz – Zëvendësohet nënstacioni 40-vjeçar...

Energjia, nis investimi 13 mln euro në Vorë-Kamëz – Zëvendësohet nënstacioni 40-vjeçar i Valiasit dhe rrjeti i shpërndarjes

Me një investim prej 13 mln euro, nënstacioni elektrik 40-vjeçar i Valiasit do të zëvendësohet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nënshkroi kontratën me kompaninë zbatuese, duke i hapur rrugë ndërtimit të nënstacionit të ri 110/20kV dhe si dhe rehabilitimit dhe rritjes së kapacitetit të transmetimit të kabinave të shpërndarjes qe rrjedhin prej këtij nënstacioni.

Projekti është pjesë e Lot-it 2 të marrëveshjes së huasë me KfW gjermane, ndërkohë që sipas administratorit të OSHEE Group, Enea Karakaçi projekti rrit sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët dhe subjektet private, që ushtrojnë aktivitet në aksin Kamëz – Vorë, të qarkut Tiranë.

Punimet do të zgjatin 2 vjet dhe janë pjesë e Programit të Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, që financohet përmes një kredie prej 30 mln euro nga KfW dhe një marrëveshje granti me vlerë 2 mln euro, i cili përfshin zgjerimin dhe përmirësimin e sistemit elektrik në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky projekt mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur Objektivin 7 të Zhvillimit të Qëndrueshëm “Energji e përballueshme dhe e pastër”.

Për më tepër, projekti synon të forcojë rrjetin e shpërndarjes, i cili aktualisht vuan nga mbingarkesa në qendrat me kërkesë të lartë, si në Tiranë dhe Durrës dhe të krijojë një rrjet që lejon flukset e energjisë elektrike me dy drejtime për të akomoduar konsumatorët e energjisë së rinovueshme në mënyrë që energjia të mund të jetë në mënyrë efektive drejtuar qendrave kryesore të kërkesës.

Ola Mitre / SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular