BallinaLifestyleVIDEO/“Mos më picko”! “Plas lufta” në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë,...

VIDEO/“Mos më picko”! “Plas lufta” në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, Ilnisa i derdh çajin: Njeri i degjeneruar

Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa Egla erdhi për të përgatitur një çaj. Prezent ishte dhe Meritoni i cili e ngacmon dhe e pyet nëse e do. Ai i kërkon ta puthë dhe Egla nuk ngurron, i afrohet dhe e puth në faqe. Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, pasi kur Egla u afrua tek lavamani për të mbushur ujë, Ilnisa e largoi duke i thënë, “mbush ujë kur të mbaroj unë”. Kaq ka mjaftuar që Egla të këmbëngulte dhe të zihej me Ilnisën. Egla tentoi shumë herë të mbushte ujë pavarësisht kundërshtimit të Ilnisës. Meritoni i fut mes të dyjave që të shmangte një sherr apo konfrontim fizik. Egla e akuzon Ilnisën se gjatë tentativës për të mbushur ujë, e ka pickuar.

Ilnisa: Kur të mbaroj unë, të më zhduket.

Egla: Kam nevojë për ujin. Kjo është edhe shtëpia ime, unë jetoj këtu.

Ilnisa: Kur të mbaroj unë, unë po laj enët.

Egla: Ej mos më prek mua o budallaqe, mos më picko mua oo! Lëviz andej. Ik moj budallaqe. (Ndërkohë që Meritoni përpiqet t’i ndajë dhe të ulë tensionet).

Ilnisa: Mos më hidh mua ujë fytyrë, more vesh. O njeri i degjeneruar. Grua ordinere.

Egla: Histerike ty nuk të qetëson asnjë gjë.

Meritoni: Je shumë e keqe, mos e provoko Ilnisën.

Ilnisa nuk duron dot Eglën që e spërkat me ujë dhe i heq çajin nga priza dhe ia derdh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular