BallinaAktualitetAutomjeti fluturues mbërrin në Europë – Mund të shndërrohet nga një mjet...

Automjeti fluturues mbërrin në Europë – Mund të shndërrohet nga një mjet rrugor në një avion brenda 3 minutave

Nga ‘Harry Potter’ te ‘The Jetsons’, automjetet fluturuese kanë qenë tiparet kryesore të filmave fantastiko-shkencor prej vitesh. Por ato ngadalë por me siguri po bëhen realitet, me disa firma që konkurrojnë të jenë të parat që do të lançojnë një automjet të disponueshëm në treg. Një nga këto firma është ‘KleinVision’, prodhuesi me bazë në Sllovaki i ‘AirCar’ –  automjeti i parë fluturues i certifikuar në botë – që mund të shndërrohet nga një automjet rrugor në një aeroplan në më pak se tre minuta.

Ndërsa automjeti tashmë është certifikuar për të fluturuar në Sllovaki, teknologjia që qëndron pas tij, tani i është shitur një kompanie kineze, për të cilën KleinVision pretendon se do të përshpejtojë përparimin drejt prodhimit të automjeteve fluturuese në treg. Lajmi vjen menjëherë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se taksitë fluturuese do të lëvizin nëpër qiellin britanik deri në vitin 2028.

AirCar është një mjet me modalitet të dyfishtë, i cili mund të arrijë lartësi më shumë se 2400 metra dhe shpejtësi mbi 160 km/orë. Ai u certifikua për të fluturuar në Sllovaki në vitin 2022 pasi kishte përfunduar më shumë se 200 ngritje dhe ulje gjatë 70 orësh testime rigoroze të fluturimit sipas standardeve të Agjencisë Europiane të Sigurisë së Aviacionit – EASA.

Tani, teknologjia i është shitur kompanisë ‘Hebei Jianxin’ për një shumë të pazbuluar. Kjo marrëveshje licencimi i jep kompanisë kineze të drejta ekskluzive për të prodhuar dhe shpërndarë automjete fluturuese duke përdorur teknologjinë e KleinVision brenda një rajoni gjeografik ‘specifik’ – ende të pazbuluar.

Sipas ‘Morgan Stanley’, tregu global për automjetet fluturuese pritet të arrijë në 1 trilion dollarë në vitin 2040, përpara se të shkojë në 9 trilion dollarë në vitin 2050. Kina është në rrugën e duhur për të mbajtur 23% të tregut deri në vitin 2050 – e dyta vetëm pas 27% për qind të aksioneve të SHBA.

Ndërsa çmimi për automjetet fluturuese mbetet i paqartë, prodhuesit se ato shpejt do të bëhen më të përballueshme se helikopterët: Mund të jetë pak e shtrenjtë për njerëzit mesatarë, por kostot do të vazhdojnë të ulen. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular