E propozuar nga PS, Balaj zgjidhet kryebashkaike e Himarës me ndihmën e Rithemelimit

0
190

E propozuar nga Partia Socialiste, Këshilli i Himarës ka komanduar Blerina Balajn si kryetare të bashkisë Himarë.

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga Rithemelimi ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla, ku 15 prej tyre votuan pro, që do të thotë se edhe nga Rithemelimi ka patur mbështetës për propozimin e Blerina Balajt në krye të Bashkisë.

“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqëndruar në punë me qëllim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit,”-u shpreh Bala.

Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros.

Jorgo Goro u vu në pranga ditën e shtunë më datë 23 mars.

Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Prej kohësh është përfolur për një kryetar tjetër në bashkinë e Himarës, pasi kandidati që fitoi më 14 maj, Fredi Beleri ndodhet në burg, ndërsa Goro ushtronte detyrën ende megjithëse humbi zgjedhjet.