Nga Orjola Pampuri
Shqiptaret jane konfuze, e shpeshhere shperfilles ndaj atyre qe kane zene nje karrige ne parlament, e diten bejne sikur u qajne hallin, por jeten e luksit, e stolite me te cilat veteshpallen si zonjeza apo zoterinj me klas, e me shije aristokratike, me prejardhje nga hiçi (tituj qe jane kthyer permbys se fundmi), ua mundesojne pikerisht njerezit me te afert te qeverise e te Rames. Kjo eshte arsyeja pse mbi 200.000 shqiptare bojkotuan zgjedhjet lokale, kjo eshte arsyeja perse profesionisteve, intelektualeve, atyre qe parate i fitojne pa u ndyer e me mund, u eshte shpifur politika, u jane shpifur thirrjet patetike kaq hipokrite, akuzat e ndersjellta qe ndryshojne kah nga mengjesi ne darke, moralin qe ta bejne te pamoralshmit e udhen ta tregojne te paudhet.
Shqiptarët duan zgjidhje, alternativë, model përfaqësimi dhe jo mashtrimi, jo evidentime, jo tu tregosh atë që përjetojnë e përballen çdo ditë. Atë e dinë vetë më mirë se askush tjetër. Po kur je i pabesueshëm, ke miza nën kësulë, akuzat e përsëritura, filmat me metrazh të shkurtër, janë e vetmja mënyrë për të vijuar teatrin parazgjedhor, i cili kulmon me xhirime e pasthirrma nga disa, e nga disa te tjere, ndonjë rresht në fb, pikërisht ata që nuk mbajtën një qëndrim, një fjalim, nuk ngritën një shqetësim të atyre që i votuan, dhe pikërisht në muajt e fundit për të siguruar mandatin e ardhshëm, bëhen të zellshëm të kritikojnë miqtë e miqve.
Shqiptarët kërkojnë përfaqësim, jo përralla nga njerëz që faktorizohen e investohen nga grupe interesi për tu shërbyer atyre. Shqipëria është vend shumë i bukur, por shumë i vogël për tu kamufluar, e për t’iu fshehur të vërtetës.